Marrë nga faqja në Facebook e deputetit të Vlorës Ruzhdi Sinaj
25 km larg qytetit të Vlorës, në rrugë tokësore, gadishulli i Karaburunit ofron surpriza në çdo stinë për cilindo që e viziton atë.
Peisazhi natyror, i gërshetuar me atë historik, e bënë atë një vend ku vizitori mund të befasohet me lehtësi. Terreni i thyer, gjiret e shumta dhe të fshehura, plazhet e virgjëra, janë disa prej elementëve, që i gjen rrallë në bregdetin shqiptar. 🌤️⛱️
Në skajin veriperëndimor të Karaburunit ndodhet Kepi i Gjuhëzës, pika më perëndimore e Shqipërisë.
Në kepin e Gjuhëzës, ndodhet shpella e Haxhi Alisë, shpella më e madhe detare e vendit, me xhepa të shumtë brenda saj.
Gjiri i vogël i Gramës, që ndodhet në pjesën perëndimore të Karaburunit, është një nga surprizat e gadishullit, në pikëpamjen historike. Sipas historianëve, ky vend ka shërbyer që në lashtësi si vendpushimi për anijet dhe ka mbishkrime që datojnë që nga shek. 4 para Krishtit.
Gadishulli i Karaburunit, i gjithi për t’u eksploruar!
Ditë të mbarë! ☀️




