Kryeministri Edi Rama deklaron se qytetarët do të kenë leje të re për drejtimin e mjeteve të tyre.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një video informuese, krahas së cilës shkruan se leja e re e qarkullimit të mjetit ka zëvendësuar prej 2 muajsh 3 dokumente.
Rama thotë se leja e re e qarkullimit kushton 40% më lirë, kursen kohë pritje e shërbimi për qytetarët dhe nuk ka afat skadence si dhe ofron elemente sigurie e cilësi të lartë, të dhëna të kodifikuara sipas BE.