“Sunny Hill Festival” është mbyllur në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas tre netësh me muzikën e këngëtarëve shqiptarë dhe të huaj.
Edhe pse në këtë festival mungoi performanca e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ylli i Pop-it do të mbajë një koncert në nëntor në Tiranë.
Ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili teksa ka shpërndarë pamje nga ‘Sunny Hill Festival, ka bërë të ditur lajmin.
“Mirëmëngjesi dhe me superenergjinë e ‘Sunny Hill’ e me falënderimin për Duan, që e presim me padurim në Tiranë në nëntor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F1030340904268719%2F&show_text=false&width=560&t=0