Home KRYESORE Me mori malli per ty!

Me mori malli per ty!

Nga Urime Straka

Dhe malli filloi ta trese kujtimin,
Nje mall i nxehte boje gri,
Mu kujtua padashur ashtu plot me hire
Fisnik dhe i embel djali me syte e zi.

M’u kujtuan papritur endrrat e tua djaloshare,
Dhe befas filloi t’me pushtoje malli per ty,
Me prit te behem perendeshe e endrres
Dhe ta shuaj flakerimen nder syte e tu.

Dhe befas mu kujtove nder ndjesite e mia te plogeshta,
Me zerin burreror e plot fisnikeri,
Djalosh i patrembur i endrrave te mia,
Dashnor i paepur me syte e zi…
Me mori malli per ty!

Share: