Home KRYESORE Më në fund, Britania e Madhe i jep Gjibraltarit statusin e qytetit

Më në fund, Britania e Madhe i jep Gjibraltarit statusin e qytetit

Gjibraltari është një territor britanik në jug të Spanjës dhe tani zyrtarisht mund të quhet qytet, 180 vjet pasi iu dha për herë të parë ky status nga Mbretëresha Victoria.

Ky territor britanik jashtë shtetit u ofrua të bëhej qytet në fillim të këtij viti, si pjesë e Jubileut Platinum të Mbretëreshës (Elizabeth II). Por kur studiuesit shikuan Arkivat Kombëtare, ata zbuluan se ishte njohur tashmë si qytet më 1842.

Gjibraltari tani ka rifituar statusin që kërkonte, me kryeministrin në largim Boris Johnson që e përshkruan atë si një “lavdërim të jashtëzakonshëm” duke festuar “historinë dhe dinamizmin e tij të pasur”.

Gjibraltari ka qenë një territor britanik përtej detit që nga viti 1713, kur iu dorëzua Britanisë sipas një traktati paqeje të nënshkruar pas Luftës së Trashëgimisë Spanjolle.

360grade.al

Share: