Home FOTO SA 1000 FJALE Në Pilurin e traditave dhe ngjyrave të peisazhit!

Në Pilurin e traditave dhe ngjyrave të peisazhit!

Marrë nga faqja në Facebook e deputetit të Vlorës Vullnet Sinaj

Vetëm pak kilometra ngjitje në një rrugë tërësisht të asfaltuar mund të shijohet një pamje e mrekullueshme e gjirit të Himarës nga fshati Pilur!

Rruga gjarpëruese deri në fshat është tejet e preferuar për të apasionuarit pas çiklizmit, motoçikletave apo automjeteve 4×4!

Jo vetëm kaq, por Piluri ofron traditat frymëzuese të polifonisë dhe vargjeve të të paharruarit Lefter Çipa.

Mes kulinarisë dhe ushqimeve bio, ajrit të freskët të malit dhe historisë së bukur të fshatit, Piluri mbetet gjithmonë një destinacion turistik për t’u vizituar!

Jo pa arsye është quajtur si “Ballkoni i Himarës”!

Share: