Home Gjeo-Ekonomia BERATI QYTETI I LULEVE, LASHTËSISË, KULTURËS DHE NJERËZVE MIKPRITËS

BERATI QYTETI I LULEVE, LASHTËSISË, KULTURËS DHE NJERËZVE MIKPRITËS

Nga Ana Llazo

Berati quhet qyteti i një mbi një dritareve. Duke parë shtëpitë e bukura që ngjiten në kodrën e pjerrët rreth qytetit të vjetër nuk mund të mos vini re dritaret me numër të pafund në dukje.

Për shkak të pozitës gjeografike e rrethuar nga mali i Tomorrit ofrohet një pamje mahnitëse në sytë e vëzhguesve dhe turistëve të huaj dhe vendas.

Berati është i ndarë në dy pjese , në qytetin e vjetër dhe qytetin e ri. Ato janë të ndara bukur, por Berati duhet admiruar në tërësi si një atraksion i veçantë turistik brenda dhe jashtë vendit.

Në qytetin e vjetër mund të shijoni pamjen e një qyteti mesjetar, rrugicat e vogla, baret dhe restorantet me një atmosferë komode.Ura e gurtë e Goricës mbi lumin Osum është ura nga e cila shijohet panorama e shtëpive të grumbulluara njēra mbi tjetrën.

Arkitektura është unike. Rruga e këmbësorëve në fund të kodrës pranë urēs tregon sesi arkitektura moderne është përfshirë në stilin e vjetër. Kalaja është pjesa më e bukur e qytetit.

Në momentin që ndodhesh aty zbuloni një tjetër mini qytet të vjetër plot me gjëra të lashta si muzeu ikonografik kombëtar që ja vlen ta vizitosh, kisha e Trinisë së Shenjtë me pamje nga kodrat. Kjo kala është krenaria dhe gëzimi i qytetit të Beratit.

Në anën tjetër duhet të jeni të sigurtë se do të gjeni një mikpritje të ngrohtē nga banoret miqësor të territorit të kështjelles.

Sipas burimeve historike emri i lashtë i kesaj kalaje Antipatrea daton në vitin 216 para Krishtit. Kisha e shenjtor Teodorit është e zbukuruar me afreske mahnitëse nga më të bukurat nga piktori i madh shqiptar me famë botërore Onufri.

Një tjetër bukuri gjatë ecjes nëpër rrënojat e kalase është busti i Kostandinit te madh. Ka edhe gjëra të tjera për të parë në Berat si katedralja e shenjtor Dhimitrit, kisha më e madhe në Breat në kufirin midis qytetit të vjetër dhe të ri, universiteti i Beratit me një stil modern dhe, gjithashtu xhamia në qendër të qytetit.

Një tjetër gjë mahnitëse e Beratit është ushqimi, mikpritja dhe njerëzit miqësorë. Ushqimi është cilësor dhe çmimet janë të mira. Mund të hani një vakt të mrekullueshëm kudo në pjesën e vjetër apo të re për një të katërtën e çmimit që mund të paguhet në vendet e tjera europiane.

Ndërkohë Dua edhe të ndaj me lexuesit disa përshtypje të turistëve të huaj gjatë një vizite në Berat ku isha udhërrefyesja e tyre dhe u ndjeva vërtet e lumtur dhe krenare nga përshtypjet e tyre.

Berati është një qytet i mrekullueshëm ku mund të shijoni panoramën mbreslënëse te gjithë qytetit, pjesen e vjetër e ndërthurur aq bukur me pjesën e re.

Do kishte nevojë për më shumë sinjalistikë rrugore dhe restaurim rrugësh sepse ky komb me vlera meriton standarte të larta si në Europe por gjithsesi Berati mbetet një qytet që nuk duhet humbur për tu vizituar.

Jam Shumë e impresionuar nga numri i madh i turistëve që e vizitojnë qytetin gjatë një dite. Une do ti rekomandoja të gjithë të afërmit e mi, miqtë e mi që të vijnë dhe ta vizitojnë atë dhe veçanërisht turistët e huaj për të cilët do shkruaj veçanërisht përsëri.

Share: