Home KRYESORE Një iniciativë për tu përshëndetur në Vlorë

Një iniciativë për tu përshëndetur në Vlorë

Deputeti i qarkut Vlorë, Vullnet Sinaj ka ideuar një iniciativë kulturore të një dimensioni socio kulturor për të cilin ka vërtetë nevojë jo vetëm zona e Labërisë, por e gjithë Shqipëria.

Dikur festivale të këtij dimensioni i organizonte shteti si detyrim ndaj shoqërisë, kulturës popullore dhe taksapaguesve!

Sot ka ardhur dita që ato mund dhe duhet të organizohen me iniciativë edhe private për të konservuar pasuri kulturore që na dallojnë nga kombet e tjerë dhe janë pasuri kombëtare e mrekullueshme.

Redaksia e “Përqasje Italo Shqiptare” e komplimenton deputetin Vullnet Sinaj që mundësoi këtë event të jashtëzakonshëm dhe për informacione më të detajuara publikon të plotë statusin e tij në Facebook dhe po ashtu fotot nga eventi!

Ja statusi i plotë i deputetit Vullnet Sinaj

Një kënaqësi e jashtëzakonshme përmbyllja me sukses e edicionit të parë të festivalit të këngës polifonike! 📌

Për dy netë me rradhë Lungomarja e Vlorës ushtoi nga kënga e hareja që sollën 30 grupe muzikore me mbi 300 artistë nga të gjitha bashkitë e Labërisë. 🎤🔊

Festivali “Shpirti i Labërisë” e kaloi me sukses testin më të vështirë, atë të publikut!

Urime grupit të Pilurit, Sevasterit dhe Velçës, të cilët fituan respektivisht çmimin e parë, të dytë dhe të tretë. 🎼

Falenderoj të gjithë pjesëmarrësit, stafin organizator, jurinë, të ftuarit dhe mbi të gjitha, publikun e dashur i cili e mirëpriti këtë festival.

Një ogur i mirë për ta kthyer atë në një traditë të përvitshme. 🎵

Muzika bashkon mendjet dhe zemrat e njerëzve. Vetëm bashkë mund të bëjmë punë të mira. 📌

Ju uroj një të diel të qetë! ☀️

Share: