Home Gjeo-Ekonomia Nuk e njohin Kosovën, Sanchez: Pavarësi e njëanshme, shkel të drejtën ndërkombëtare

Nuk e njohin Kosovën, Sanchez: Pavarësi e njëanshme, shkel të drejtën ndërkombëtare

Kryeministri Spanjoll Pedro Sanchez është pyetur gjatë vizitës së tij në Tiranë, lidhur me pengesat që Spanja ka për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se pavarësia e Kosovës është një deklaratë e njëanshme dhe sipas qeverisë që drejton kjo është shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

“Unë mendoj që miqtë e mirë siç është Shqipëria dhe Spanja mund të kenë edhe mosmarrëveshjet e veta dhe këtë gjë e kemi sepse mendojmë që një deklaratë e njëanshme për pavarësi, (ky është opinioni i qeverisë spanjolle) ne mendojmë që është shkelur e drejta e ndërkombëtare, prandaj nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi dhe këtë e themi me gjithë respektin që kemi për popullin shqiptar. Është një opinion që nuk e ndajmë me qeverinë shqiptare, por kjo nuk do të thotë që nuk e nxisim dialogun me Prishtinën. Edhe miqtë e mirë mund të kenë kontradiktat e tyre me njëri-tjetrin”, tha Sanchez./Opinion.al

Share: