Home KRYESORE Pa Filtra, eksperti i sigurisë Fatjon Softa: Oficeri policisë përgjegjës për vrasjen...

Pa Filtra, eksperti i sigurisë Fatjon Softa: Oficeri policisë përgjegjës për vrasjen e 7 vjeçares. Situata problematike zgjidhet me zbatim te ligjit.

Eksperti i njohur i sigurisë dhe ish drejtues i policisë Fatjon Softa i ftuar i gazetarit Artur Nura ne emisionin “Pa Filtra” ne Ntv Televizion foli për rastin e vdekjes se vajzës 7 vjeçare nga skafi qe drejtohej nga oficeri i policisë Arjan Tase qe sipas Softas i njeh rregullat e lundrimit ne zona plazhi dhe nuk do duhej kurrsesi te kish lejuar qe një gjë e tille te ndodhte. Sipas ekspertit Softa ngjarja ne Potam është krim i dyfishte sepse personi qe kreu ngjarjen ishte oficer i larte policie dhe ndaj përgjegjësi mban edhe shteti.

Asnjëherë me pare, tha Softa, nuk është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues policor i një qarku dhe këtë radhe ndodhi për shkak te ndjeshmërisë qe ka ngjarje ne publik dhe te përgjegjësisë qe ka marre policia e shtetit për ngjarjen: Por po sipas ekspertit Softa përgjegjësia e shtetit nuk mbaron te Policia ajo duhet te shkoje edhe me larte tek autoritet mbi policinë e shtetit qe kane lejuar qe ligji dhe rregullat te shkelen ne sy te autoriteteve qe duhet ti mbrojnë dhe zbatojnë ato.

Janë standarde te cilat janë ndërkombëtarë dhe duhet bere me dije dhe zbatuar nga institucionet e shtetit te cilët nuk mungojnë por nuk janë aktiv dhe te përgjegjshëm dhe këtu përgjegjësia behet politike sepse politiken ka autorizuar shoqëria dhe e mban përgjegjëse.

Sa here qe ndodhin ngjarje te renda, tha Softa, kujtohen për te zbatuar me mire ligjin. Ligji është bere për tu zbatuar dhe pike, e jo me mire e mire keq shtoi eksperti duke apeluar institucionet politike për me shume përgjegjësi. Eksperti Softa tha se standarde te munguara ka kudo ne jetën tone dhe ne nuk duhet te kujtohemi për to kur ndodhin ngjarje te tilla te renda, por duke i respektuar këto standarde dhe ruajtur jetën e qytetareve pa lejuar ngjarje tragjike.

Eksperti dhe ish drejtuesi e policisë se shtetit, Fatjon Softa, vlerësoi aktin e ngushëllimit qe beri drejtori i Policisë se Shtetit te familja e se ndjerës se mitur dhe tha se Gledis Nano shkoi atje si Prind, si Baba dhe si drejtues policie dhe se “edhe une po te isha ne vend te tij do kisha bere te njëjtën gjë.”

Per protestën e sotme qytetare ne mbrojtje te jetës dhe kërkimin te përgjegjësisë politike, Fatjon Softa tha se do jem aty me shume miq te tjerë ne titull institucional te “Profesionisteve te Lire” qe është një organizate e themeluar se fundi qe qe e drejton ai vete, ku ne te cilën janë grumbulluar shume profesionistë te zotet te cilët duan një Shqipëri me te mire për një te ardhme me te mire dhe me te sigurte ku te rinjtë nuk duhet ta braktisin me, por te kontribuojnë ne te mire te saj dhe te familjeve te tyre.

Share: