Home Gjeo-Ekonomia Pa Filtra, studjuesi Enver Bytyci: Në Ballkan ka përçarje dhe Open Balkans...

Pa Filtra, studjuesi Enver Bytyci: Në Ballkan ka përçarje dhe Open Balkans e nxit atë.

Enver Bytyci, studjues dhe analist mbi Ballkanin i ftuar i gazetarit Artur Nura ne emisionin “Pa Filtra” ne Ntv Televizion foli mbi zhvillimet e fundit ne kufirin Kosove / Serbi qe sipas tij ishte i orkestruar nga Beogradi për te testuar autoritetet e Kosovës dhe ndërkombëtarët gjithashtu.

Bytyci tha se qeveria e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit vepruan me maturi dhe ne koordinim me autoritetet ndërkombëtare prezentë ne Kosove dhe shmangen incidente te cilat mund te degradonin ne dhune te pakontrolluar dhe qe mund te rezultonte me pasoja. Sipas analistit Bytycit gjithçka ishte e inskenuar ne Beograd me mbështetje te Moskës e cila synon përçarje ne te gjithë Ballkanin dhe qe, sic tha ai, deri diku po ja del.

Bytyci shtoi se e njëjta situate po rezulton ne Mal te Zi ku kryeministri Dritan Abazovic bën një marrëveshje shume te diskutueshme me Kishën Ortodokse serbe e cila ka qene gjithmonë nxitëse përplasjesh te dhunshme ne historinë e Ballkanit dhe ka gjithmonë paragjykuar shqiptaret ngado ne Ballkan.

Nuk duhet te themi me qe kemi tre kryeministra ne Ballkan, tha Bytyci i cili theksoi se Abazovic me këtë vendim përçau koalicionin qeverisës malazez dhe detyroi presidentin Milo Gjukanovic te kërkoi rrëzimin e tij nga qeveria e koalicionit. Jo rastësisht shtoi Bytyci Abazovic ne kundërshtim me qëndrimet e aleatit te tij qeverisës Gjukanovic qe është kundër Open Ballkan dhe e sheh atë si projekt Ruso Serb, Abazovic i doli ne krahë këtij projekti te cilin e ka ideuar dhe mbështet ne Perëndim vetëm fondacioni i multimiliarderit George Soros.

Open Ballkan shtoi Bytyci edhe ne Tirane e ka përçarë politiken ne Pro dhe Kundër këtej projekti gjeopolitik shume te debatuar e po ashtu, sipas Bytycit, edhe ne Kosove ky projekt ka gjetur zëra mbështetës vetëm te politikane qe janë me multi mliarderin Soros.

Duke je referuar rastit te Maqedonisë se Veriut studiuesi Enver Bytyci tha se edhe atje ky projekt ka përçarë politiken ne Pro dhe Kundër Open Balkans e padyshim ne Pro politikave Pro Ruse dhe Pro Evropës. Sipas Bytycit shqiptaret si këtej edhe andej kufirit kane qene gjithmonë pro perëndimore dhe te tille do te mbeten dhe hapja e negociatave me Bashkimin Evropian sigurisht qe është një hap historik ne këtë drejtim dhe kundër atyre qe e gjene veten afër me politikat ruse.

Share: