Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Po sikur të lexohej në plazhet shqiptare?!

Po sikur të lexohej në plazhet shqiptare?!

Nga Xhentiana Muskaj

Në një shoqëri me korrupsion të larta, libri cilësihet si një mjet që u takon ”budallenjëve”. Ashtu edhe si mua e keni dëgjuar shpesh mbase fjalinë ”Lëri librat se nga ata nuk fiton gjë, këtu çahet me mik dhe lekë.” Të dhënat tregojnë se Shqipëria renditet në vendet me korrupsionin më të lartë. 

Ngjyra që tregon më shumë korrupsion është kuqe. Pikërisht atë ngjyrë ka edhe harta shqiptare, përsa i përket korrupsionit. Vitin e fundit nga në disa nën ndarje ku ndeshej më shumë nga 100 pikë maksimale ishte për Shqipërinë 57 pikë. E, këto kishin të bënin me disa instanca të saktuara të pushtetit vendor dhe qendror.

E nga ana tjetër, jo më shumë se pak ditë më parë një vajzë 7 vjeçe humbi jetën gjatë pushimeve. Shkakun e dimë. Individi që është përgjegjës për atë krim mbante një post drejtues edhe pse me një të shkuar ku dyshohej se ka ndihmuar në krijimin e lehtësive për trafikun e narkotikëve.

Me aq sa lexova një detaj ishte se në plazhin e Potamit, nuk ka korridor për mjetet lundruese. Dihet dhe dihet mirë se çfarë ndodh në plazhet e Jugut të Shqipërisë. Aq sa duket sikur ky vend u përket të fortëve. Fëmijë pasanikësh që nuk dinë t’i justifikojnë ato para me motorë ujë, të rinj shqiptarë që kanë punuar disa muaj në shtëpi bari dhe duan të tregojnë jetë luksi në Instagram. 

A ka siguri? Jo! Përsa kohë një individ ka para dhe pushtet bën ç’të dojë. Problemet ia zgjidhin pastaj me para ose miq. Krej natyrshëm më erdhi në mendje një pyetje ”Po sikur të lexoj në plazhet shqiptare?” Në Instagramin tim e ndërtova me nota ironie ”Çfarë do mendonit po të shikonit një mashkull duke lexuar në plazh?” Nota e ironisë i shtova edhe duke shtuar ”Me siguri pamje të tilla i shikojmë vetëm në Greqi dhe Spanjë.” Kjo pse mesa kam parë dhe ndoshta e kam gabim janë dy destinacionet më të zgjedhura nga shqiptarët këtë periudhë.

Përgjigjet ishin se ne nuk e kemi një kulturë të tillë. ”Do e quanin budalla dhe femrat do qeshinin me të”, ”Me siguri nuk është single se janë aq të rrallë sa nuk i lë njeri”, të tjerat ishin me nota humori drejtuar rreth meje. Por ka raste që mjafton një përgjigje dhe mbyllet… Do e quanin budalla dhe do e qeshnin…

Po, por sikur të kishte pak më shumë kulturë drejt leximin dhe jo tregimit sa shumë forcë dhe para kam. E si ka shumë raste, që problemet janë aq të thella. Aq sa shikojmë atë majën e ajsbergut dhe poshtë pesha është aq e madhe sa fundosemi.

Po, por sikur të kishte pak më shumë kulturë drejt leximin dhe jo tregimit sa shumë forcë dhe para kam. E si ka shumë raste, që problemet janë aq të thella. Aq sa shikojmë atë majën e ajsbergut dhe poshtë pesha është aq e madhe sa fundosemi. Si në rastin e fundit. Ndaj po sikur të lexohej në plazhet shqiptare?

Share: