Zonja Nora Malaj e ftuar e gazetarit Artur Nura në emosionin Pa Filtra foli për opinionin e James F. Monfort i London School of Economy and Politics i cili mendon se paaftësia dhe neglizhenca e elitës qeverisëse në Shqipëri dhe ajo e palëve që e shoqërojnë atë, ambasadorë, OSBE, Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian, Fondacioni Soros, do të mund të sjellin një bumerang për Shqiperinë. “Diktatura më e keqe e paaftësisë në Evropë, një demokraci e maskuar, nuk është gjë tjetër veçse autokracia më e keqe e Evropës.
Më keq se kaq nuk ka.” Thotë James Monfort dhe Nora Malaj që këto vitet e pluralizmit politik është angazhuar drejtëpërsëdrejti me shoqërinë civile dhe në politikë funksionale, bëri apel që elita e pakorruptuar shqiptare të marrë përgjegjësi politike!
Malaj duke pranuar se marrja me politikë nuk është e lehtë dhe ka kosto për lirinë e intelektualit, ju referua emrave publikë me influencë popullore si Artan Fuga, Përparim Kabo, Fatos Lubonja e të tjerë të cilët nuk duhet të mbajnë thjeshtë rolin e përcaktuesit të situatës së rëndë, por të marrin përgjegjësi e pse jo, të bëhen pjesë e politikës për ta ndryshuar atë dhe realitetin për në më të mirë të shoqërisë dhe vëndit.
Sipas Malaj studiuesi I Shkollës Londineze të Ekonomisë dhe Politikës ka të drejtë edhe për të huajt, Komisionin Europian, OSBE, Soros e të tjerë në Tiranë kanë neglizhenzë dhe nuk reagojnë si huhet dhe kur duhet!
Malaj kujtoi vendimin e gabuar që mori opozita me në krye Lulzim Bashën për bajkotimin e parlamentit dhe pushtetit lokal dhe ata – tha Nora Malaj – nuk lëvizën as gishtin duke bërë të ndodhë një gabim të cilin e paguan shoqëria duke patur një pushtet gati njëpartiak!
Për më shumë ju sugjerojmë të ndiqni të plotë intervistën në kanalin youtube të Ntv Televizion