Home Gjeo-Ekonomia Paketa e dytë anti-krizë/ Në shtator rinis ndihma. Qeveria rishikoi buxhetin gjatë...

Paketa e dytë anti-krizë/ Në shtator rinis ndihma. Qeveria rishikoi buxhetin gjatë muajit korrik

Paketa e dytë e mbështetjes për shtresat në nevojë që preken nga kriza e çmimeve do të jetë gati në shtator.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se ajo do të jetë një vazhdim i paketës së parë anti-krizë, efektet e së cilës kanë mbaruar tashmë prej më shumë se dy muaj dhe synon zbutjen e efekteve të krizës së çmimeve në vend.

“Në korrik u rishikua buxheti që parashikon ndërhyrjet që qeveria do të marrë për frenimin e efekteve negative. Këtë paketë të plotë masash do ta bëjmë publike, janë masa të marra deri më tani dhe reflektimin e vijimësisë qoftë për mbështetjen e biznese, dhe të konsumit. Paketa do të rifillojë me miratimin e VKM-së që do të detajojë elementët e mbështetjes për periudhën në fillim”- tha Delina Ibrahimaj.

Për të krijuar hapësirat për paketën e dytë të rezistencës sociale qeveria rishikoi buxhetin në korrik, duke rritur pritshmëritë për të ardhurat dhe shpenzimet buxhetore.

Fondi i Kontigjencës për këtë qëllim arriti në 12.1 miliardë lekë, ku gati gjysma e tyre 6.1 miliardë janë parashikuar të përdoren për të mbuluar shpenzimet për paketën e dytë të ndihmës, e cila do të detajohet së shpejti me vendim qeverie.

Top Channel

Share: