Po, ne shqiptaret jemi ne lufte!
Nga Mentor Kikia
4 ne 10 klandestine qe futen ilegalisht ne Britani jane shqiptare. Gazetari pyet me habi: Pse, ata s’jane ne lufte?
Po zoteri, ne jemi ne lufte. Kemi qe ne 1993 qe jemi ne lufte me nje klike hajdutesh.
99 % e popullit eshte ne lufte me 1%.
Ministra e ish ministra, deputete ish deputete, kryeministra e ish kryeministra, kane krijuar ne kete vend republiken me te korruptuar ne Europe. 10 njerez zoterojne sot ekonomine kombetare.
Ketu nuk te vret njeri, as te rreh, as te burgos. Ne jemi nje vend i lire.
Por jemi nje vend i grabitur nga ata qe ne kemi zgjedhur te na drejtojne.
Sistematikisht. Dhe nuk dorezohen, nuk heqin dore.
Ata qe jane ne pushtet nuk duan te ikin, bejne gjithecka te qendrojne. Ata qe kane qene, duan te rikthehen.
Nuk kane vjedhur vetem parate dhe pasurite, por se fundi edhe shpresen se ketu mund te behet me mire. Ndaj ata njerez jane ne gomone. Ka edhe me shume neper avione e autobusa qe po bejme te njejten gje.