Radhë kilometrike janë vërejtur sot në orët e para të mëngjesit në segmentin Morinë –Kukës.
Qindra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar këtë fundjavë të Gushtit.
Radha të gjata janë shënuar te segmenti Morinë-Kukës tek Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh të mjeteve që po shkojnë në bregdet.
Kujtojmë se sipas marrëveshjes se dy qeverive në Morinë janë hequr kontrollet kufitare.