Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera “Specialët” që bashkëpunojnë me krimin e organizuar. Pas operacionalit që trasportoi Martinajn,...

“Specialët” që bashkëpunojnë me krimin e organizuar. Pas operacionalit që trasportoi Martinajn, priten urdhërarreste të tjera

Jeton Lami është efektivi i radhës i Policisë së Shtetit që del i përfshirë në struktura të krimit të organizuar në vend.

Edhe pse ai nuk ka folur asnjë fjalë, ose të paktën kështu thotë Prokuroria e Kurbinit dhe Policia e Shtetit, oficer i së cilës ishte, ai rezulton i kapur nga kamerat e një hoteli në Durrës (emër i njohur edhe për redaksinë) që ishte në shoqërinë e Ervis Martinajt, personit që sipas SPAK-ut është i shumëkërkuar në kuadër të operacionit të dalë nga dëshmia e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani.

Por, duke iu referuar të dhënave të mëhershme, bëhet me dije se janë disa efektivë të skuadrave speciale që janë arrestuar dhe ndëshkuar për shkak të lidhjeve që janë zbuluar në bashkëpunim me grupe të krimit të organizuar.

Para Lamit, djalit 28-vjeçar nga Frutikultura e Kamzës, Policia ra pa dashje në gjurmët e një tjetër speciali policie, ndonëse ai kishte pak muaj që kishte dhënë dorëheqjen nga Policia, por doli që në mjetin e tij u gjenden mjete që përdoreshin për vrasje, deri një snajper i një kalibri mjaft të lartë.

As ai nuk ka folur për hetimin duke e lënë ngjarjen në një mister të madh, ndërkohë që jo pak herë u fol se snajperistë që kanë kryer ekzekutime mafioze në vend mund të ishin ose ish-efektivë ose efektivë të reparteve speciale në vend.

AGJENTI I OPERACIONALES

Zhdukja pa gjurmë e djalit nga Laçi, Ervis Martinaj, ka tronditur vendin. Duke qenë se denoncimin për humbjen e kontakteve me të e kreu familja dhe madje e depozitoi atë denoncim në Policinë e Kurbinit, Policia dhe Prokuroria deshën kohë të aktivizoheshin për të nisur kërkimet. Hetimet e para çuan në zbulimin e person ave që kishin kontakt të afërt me të, që sipas të dhënave nuk ishin familjarë, por miq dhe një mikeshë e tij.

Gjurmimi i qelizave të telefonit të saj në disa ditë para zhdukjes pa gjurmë të Martinajt e çuan grupin hetimor në Durrës dhe madje në një hotel jo pak të njohur në vend.

Grupi hetimor duke qenë që shkoi në Durrës kërkoi nga hoteli kamerat e sigurisë për ditët që ishte përcaktuar telefoni i mikeshës së Martinajt aty. Kamerat zbuluan se në atë vend veç vajzës dhe Martinajt gjendej edhe një person të cilin e identifikuan edhe me anë të regjistrave të sportelit.

Ai u arrestua, por pa mundur të hidhet dritë mbi aktivitetin e tij në shërbim të personit që tashmë ka humbur gjurmët dhe askush nuk di asgjë për fatin e tij. Por, të dhënat kanë treguar se bëhet fjalë për disa efektivë të tjerë, të forcave speciale që janë pjesë e skuadrës që kanë shërbyer në mbrojtje të Ervis Martinajt.

Në fakt, Policia dhe Prokuroria flasin vetëm për efektivë dhe grupe që i kanë shërbyer vetëm Martinajt dhe jo grupeve të tjera kriminale që sulmojnë dhe godasin njerëzit e këtij të fundit.

Lami dyshohet që në fakt e ka lëvizur nga Durrësi për në vende të tjera ditën që ai është larguar nga hoteli, diku rreth orës 10:15 minuta por policia thotë se nuk ka mundur të gjejë pamje të tjera filmike që kanë kapur mjetin me të cilin ka lëvizur Martinaj bashkë me oficerin e Forcave Operacionale, i cili gjendej në një strukturë elitë të Policisë sonë vetëm në moshën 28-vjeçare.

POLICË TË TJERË BASHKËPUNËTORË

Sipas të dhënave, përveç Lamit bëhet me dije se janë edhe disa efektivë të Forcave Speciale të dyshuar si bashkëpunëtorë në mbrojtjen e Ervis Martinajt që ai të mos arrestohej nga SPAK-u dhe Policia për llogaritë e dëshmisë së vrasësit të penduar. Por, para se sa të arrestohej Lami, Policia ndaloi dhe solli në pranga ishefektivin e RENEA-s Remal Rada, një punonjës i kësaj force policore ndër më të njohurit deri ditën që ishte larguar.

Policia tha se në një mjet me targa angleze, në fundin e muajit korrik të këtij viti u kapën ish-efektivi dhe një miku i tij teksa morën në Sauk një çantë brenda së cilës ishte një snajper. Në makinë u gjenden edhe sende të tjera, por Rada mohoi të kishte lidhje me armën. Ai u analizua edhe për vrasjen e Kastriot Reçit, pasi gjithnjë u përfol se vrasësi ishte profesionist për analizat e ADN-së nuk përkuan me profilin gjenetik të Radës.

Ndërkohë që në lidhje me armën dhe ekspertimin e saj ende nuk është zbuluar nëse është përdorur në ndonjë krim më herët se sa të sekuestrohej në makinën e ish-efektivit të RENEA-s.

Më herët u arrestua një agjent i FAST-it, i cili i kishte vënë gjobë një të dënuari. Ai i kërkoi një shumë të madhe parash të kërkuarit, sipas policisë dhe ky i fundit i la vend takimi dhe i nxori në pritë shokët e vet, të cilët e dhunuan efektivin. Më pas, Policia i arrestoi të dy, duke iu ngritur akuza të shumta.

Por edhe vetë SPAK-u, teksa hetonte për të vërtetuar dëshmitë e dy vrasësve të penduar, hasi në gjurmët e një zyrtari policie i cili kishte qenë pjesë e grupeve kriminale gjakësore që kanë vepruar në trekëndëshin Durrës-Tiranë-Elbasan. Ai u vu në pranga në kuadër të operacionit Plumbi i Artë, operacion që kishte për qëllim të arrestonte edhe Ervis Martinajn, 40-vjeçarin nga Laçi që akuzohet për një sërë ngjarjesh, por që deri më tani Prokuroria dhe as Policia nuk i kanë vërtetuar gjë.

Në fakt, në dëshminë që e dhënë nga Nuredin Dumani emri i Martinajt përmendet vetëm në një episod, episod në të cilin ai përfshin edhe emrin e Indrit Dokles, pasi sipas Dumanit, Martinaj i kishte ofruar Dumanit shumën prej 500 mijë euro për ta vrarë.

Por SPAK-u që nxori dëshmitë e dy killerave me pagesë, nuk nxori edhe shkakun për të cilin duhej të kishte folur Martinaj se përse duhej të eliminohej Dokle. Për këtë shkak, emri i ish-anëtarit të Bandës së Durrësit, i cili i ka mbyllur problemet me drejtësinë, u dyshua si personi që mund të ketë dijeni për zhdukjen e Martinajt. Ai ka dhënë dëshmi në prokurorinë e Kurbinit, duke mohuar çdo akuzë./panorama.al

Share: