Home KRYESORE Të dyshuar për spiunazh, Rama reagon për rusët e kapur në uzinën...

Të dyshuar për spiunazh, Rama reagon për rusët e kapur në uzinën e Gramshit

Kryeministri Rama ka reaguar përmes një postimi në tuiter lidhur me dëmtimin e ushtarakëve shqiptarë në uzinën e Gramshit dhe ndërhyrjen e tre personave që dyshohet të jenë të spiunazhit rus.

“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh!

Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”, shkroi Rama./Opinion.al

Share: