Ka nisur përpara Kryeministrisë ceremonia e veçantë në nder të atletes Luiza Gega që i solli medalje ari Shqipërisë.
Qindra qytetarë janë duke përshëndetur dhe duartrokituar kampionen e Europës.
Luiza Gega fitoi medalje ari në atletikë në garën 3000 metra me pengesa. Shqiptarja ka bërë një paraqitje brilante në finale, duke ndalur kohën në 9 minuta, 11 sekonda e 31 të qindtat.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F1097219301221971%2F&show_text=false&width=560&t=0