Home KRYESORE A po cënohet siguria kombëtare nga sulmet kibernetike? Kryeredaktori i Top Channel:...

A po cënohet siguria kombëtare nga sulmet kibernetike? Kryeredaktori i Top Channel: Qëllimi është të nxitet revoltë

Kryeredaktori i Top Channel, Altin Kreka i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” tha se hyrja e hakerave në sistemin policisë është një cënim serioz i sigurisë kombëtare.

“Përveç faktit që hakerat kanë hyrë në polici në sistemin e të dhënave është cënim serioz i sigurisë kombëtare. Ne duhet të mendojmë pak më ftohtë se cili është qëllimi i tyre që as emrat nuk na i shqiptojnë”, u shpreh Kreka.

Sipas tij qëllimi është që të shkaktohet kaos dhe pakënaqësi, duke nxitur revoltën e qytetarëve.

“Qëllimi është që të shkaktohet kaos , jo vetëm tërmet politik. Janë analistë të shërbimeve sekrete, të cilët duke marrë informacione të nxisin revoltën popullore. Të dëmtojnë një vend që kanë strehuar kundërshtarët e Iranit. Kriza e brendshme e regjimit iranian mundohet të gjejë një armik”, tha ai.

Kreka u shpreh se ata që na sulmuan nuk janë hekera të zakonshëm dhe se krijojnë dosjet duke na analizuar.

“Kjo është çështje biznesi dhe ata po gjejnë pikën e dobët që është Shqipëria, për arsye tregtare. Po biem në një grackë që duan të na fusin ata. Nuk janë hakera të zakonshëm janë njerëz që e dinë gjuhën shqipe që krijojnë dosje dhe studiojnë”, shtoi Kreka.

Kujtojmë se vendi ynë është përballur me sulm kibernetik ndaj sistemit TIMS, duke krijuar kaos në pikat kufitare të vendit.

Vetëm një ditë më parë, hakerat iranianë publikuan të dhëna sensitive të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Ata kishin hakeruar edhe e-mailet e tij personale, ku kishte komunikuar me ministri apo ambasada.

Top Channel

Share: