Socialistët dhe demokratët që mbështesin linjën amerikanë e nisën më këmbën e mbarë sesionin e ri parlamentar.
Armiku i armikut tim është miku im, dhe armiku politik i përbashkët është Meta dhe Berisha. Ky rregull i pashkruar duket se bëri bashkë të majtët dhe te djathtët në Konferencën e Kryetarëve, të cilët i dhanë dritën jeshile nismave respektive ligjore që parashikojnë ti japin fund karrierës politike të personave që kanë qenë në të shkuarën bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të shtetit apo të favorizuar prej tij.
Socialistët që gëzojnë shumicën ne Konferencën e Kryetareve i dhanë dritën jeshile tri nismave te propozuar nga grupimi Alibeaj; Shpalljen muze kombëtar të burgut famëkeq të Spaçit dhe Tepelenës, dekomunistizimin e shoqërisë dhe deklasifikimin e dosjeve te ish+sigurimit te shtetit dhe në këtë pikë duket se demokratët që mbështesin Enlekejd Alibeaj bien dakord me mazhorancën socialiste, e cila kërkon peshkimin sa me të shpejtë të bashkëpunëtoreve të ish sigurimit të shtetit për t’i nxjerrë jashtë Parlamentit dhe Politikës.https://550770e51bbc8da470eb36241e94995c.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Nismat ligjore të partisë socialistëve mund të konsiderohet si një lustracion i plotë i politikës pasi synohet ndërhyrja jo vetëm në ligjin e dekriminalizimit dhe kodin zgjedhor por edhe në ligjin e partive politike për të përjashtuar nga Parlamenti por edhe drejtimi i partive politike i bashkëpunëtoret të ish-sigurimit të shtetit.
Por, pasojat e ndryshimeve ligjore të propozuara nga socialistët nuk bien vetëm mbi një person të përveçëm por edhe mbi forcën politike që ai drejton pasi nëse kryetari i partisë rezulton të jete ne dosjet e sigurimit te shtetit dhe nuk zbaton ligjin rrezikon që subjekti politik që ai drejton te shpërbehet. Me 5 shtator ligjvënësit rikthehen në ringun e tyre politik pas verës përvëluese, por vjeshta parashikohet edhe me e nxehtë. Ilir Meta nuk e komentoi dakordësine e parë të socialisteve dhe demokratëve në nisje të sesionit te ri parlamentar por duket e nuk është i lumtur për një bashkim forcash dhe numrash në Parlament për largimin e tij dhe te Sali Berishës nga politika.
“Opozita do ti përgjigjet dhëmb për dhëmb e do ti shkulë çdo dhëmb e dhëmballë të korruptuar. E dimë guximin e lepurushit Edi Rama. Opozitën do të ketë përballë“- tha Meta.
Top Channel