Home KRYESORE Dashuria i ngjan një profecie që…

Dashuria i ngjan një profecie që…

Nga Gladiola Jorbus

Dashuria i ngjan një profecie
që nuk përmbushet kurrë.
Bota është një mal psherëtimash
që i përulen një siluete drithëruese.
Britmat çmendurake janë lidhur pas zinxhirit
të një ëndrre që jeton në errësirë.
Vitet i ndalën ndjenjat ne agim…
Gjithçka i ngjan një shkretëtire
ku mesazhet kriptohen
sipas një kodi të harruar arkaik.
Dhe puthjet vulosin paktin me përjetësinë
në vorbullën e pasioneve ngjyrë begonjë.

Share: