Home KRYESORE Financimet ruse dhe Dashuria politike si mjerim!

Financimet ruse dhe Dashuria politike si mjerim!

Nga Roland Lami

Dje Basha dhe te tij ne emrin e proameriakanizmit larguan Berishen dhe ndertuan kalin e betejes brenda PD per te spastruar mbeshtetesit e ketij te fundit. Sot Basha akuzohet nga strukturat e ShBA per prorus. Hajde ironi fati hajde

Berisha non grada, sot eshte proamerikan me shume se Basha dje dhe kerkon distancimit e tij dhe grupit qe e rrethon ate. Pra nje kunderamerikanist dje, nje proamerikan sot – Konsistence politike jo shaka

Berisha dje nuk I besonte dosjes qe ishte pergatitur ndaj Bashes prekundrazi e mbronte neper studio dhe komunikim me gazetaret sot e beson dhe kerkon hetim me te thelluar ndaj tij. Nderkohe behet fjale per te njejten dosje qe ishte ne 2018 dhe eshte sot ne 2022. Pra kur me duhesh te mbroj kur sme duhesh te flak – politik apo jo

Njerezit prane Bashes deri dje kur ishte kryetar mbronin tezen se akuzat jane fabrikuar nga dyshja SOROS – Rama sot te njejten dosje e konsiderojne nje problem madhor per partine demokratike qe kerkon hetim nga prokuroria dhe vet PD. Pra kur na duhet perdorim tezen antisorosiane kur sna duhet I referohemi strukturave inteligjente amerikane.

Dje grupi I ngushte prane Bashes e mbronte ate sot eshte ne sulm me shume se kurre kundra tij. Pra pushteti me I rendesishem se e drejta ose kur leviz era leviz drejtimi

Dje gazetar opinionit pro opozites akuzonin Soros – Rama per akuzen e financimeve ruse ne PD sot te njejten mbrojne tezen fajin e ka Luli jo Saliu, ky I fundit me siguri ka qene o vizitor ne PD ose e shumta jetonte larg Shqiperise nga 2013 – 2020 pavaresisht se mbronte pozicionin e Bashes ne kete periudhe.

Ata qe ishin me Bashen dje dhe vazhdojne te jene dhe sot jane ne heshjte dhe skane faj cfare te thone ju duhet te shpikin nje teze te re – kurizio jam cfare do te jete ???

Ata qe nuk jane as me Bashen as me Berishes jane minorance nuk I degjoj njeri dje me pak do ti degjojne sot.

Mjerim

Share: