Home Gjeo-Ekonomia Kriza energjitike/Luvri në errësirë, Franca pritet të ndërpresë eksportin për Italinë  

Kriza energjitike/Luvri në errësirë, Franca pritet të ndërpresë eksportin për Italinë  

Franca vijon të zbatojë një sërë masash në kuadër të rrijtes së çmimit të energjisë. Pas Kullës Eifel në Paris dhe Hotel de Ville në Versajë, në fakt, edhe piramida e Luvrit do të jetë në errësirë. Dritat që ndriçojnë monumentin do të fiken në orën 23:00 dhe jo në 1 të mëngjesit, sikurse ndodhte më parë. Vendimi u njoftua nga ministrja e kulturës Rima Abdul Malak. Një masë që pason masa të ngjashme të vendosura nga kryebashkiakja e kryeqytetit francez Anne Hidalgo.

Në fakt, në kryeqytetin francez, nga 23 shtatori, dritat e monumenteve kryesore do të fiken duke filluar nga ora 22. E njëjta gjë nuk do të ndodhë me ndriçimin e rrugëve, që për arsye sigurie, nuk do të pezullohet. Hildago do t’i kërkojë shtetit “të bëjë të njëjtën gjë” në lidhje me monumentet kombëtare dhe u propozon pronarëve të monumenteve kryesore private të marrin masa që shkojnë në të njëjtin drejtim.

Gjithashtu parashikohet që Franca të ndërpresë furnizimin e Italisë me energji elektrike, që importon nga Franca 5% të nevojave ditore./Opinion.al

Share: