Home KRYESORE Mos harroni kultin e injorancës!

Mos harroni kultin e injorancës!

Nga Korab Blakaj

Mos harroni; gjithëmonë ka ekzistuar një kult i injorancës tek ne shqiptarët dhe ka pasur një lloj anti-intelektualizmi, që ka qenë si fije e vazhdueshme që ka mbështjellur, përshkuar jetën tonë politike dhe kulturore, e ushqyer nga nocioni i rremë se demokraci do të thot se “injoranca ime është po aq e fortë dhe e mirë sa njohuritë tuaja”.

“Elita jonë politike” në kërkimin për telashe, mangësi ,defekte, konflikte dhe me kryeneçësi gjetjes nëse ekziston apo jo kryefajtori, e ka shëndrruar në art ushtarak këtë luftë, gjithëmonë me diagnostikim të gabuar dhe aplikim të terapisë edhe më të gabuar.

Mos harroni; edhe era kutërbuese e WC së, kur përplaset me flatrat e ventilatorit, kujton së është në një luftë të shënjt , a në fakt është Don Kishot në luftë me mullinjt e erës!

Edhe dordoleci i borës, madje buçi prej kashte në ara që tremb sorrat, ëndërron ta terrorizojë dikë!

Mos harroni; një gjë është e sigurt, në çdo rrethanë,momentum,moment, rast,injoranca në aleancë me pushtetin, është armiku më i egër që mund të ketë drejtësia.

Mos harroni;për shkak se arroganca e tyre lind në kotësinë dhe fudullakun e shpirtit arrogant, ata kurrë nuk mund të kenë fuqi të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e shpirtit ose të kenë respekt të mjaftueshëm për të kapërcyer frikën se meritojnë më pak se sa marrin.
Arroganca është një mënyrë që dallkauku të mbulojë turpin. Pas vitesh arrogance, përsoni arrogant bëhët aq indiferent , saqë me të vërtetë nuk e di se kush është.
Mos harroni; kjo është një nga tragjeditë më të mëdha të mbulimit të turpit: përsoni jo vetëm që fshihet nga të tjerët, por fshihet edhe nga vetëvetja!

Intelektuali i vërtetë është vetëm ai , të cilit pushteti i arrogantëve ia ka frikën.Lum kush e arrin ! Këtë assesi mos e harroni!

Share: