Home Gjeo-Ekonomia Një dimer I egër në dyer e Eurozonës , e cila nuk...

Një dimer I egër në dyer e Eurozonës , e cila nuk ngrohet dot as me ” zjarr” dosjesh.

Nga Irena Beqiraj

E ndërsa dje në të gjitha televizionet kombëtare diskutohej për “dosjet e spiuneve” në mediat ndërkombëtare kambanat e krizës ekonomike ishin kryefjala. Duket se eurozona po shkon drejt një krize të borxhi sovran. Lista e vendeve me brishtësi fiskale përfshin Italinë (e cila ne fund të tremujorit te parë të këtij viti e kishte borxhin bruto të qeverisë 152.6% të PBB-së), Greqinë (189.3% të PBB-së, por me kohëzgjatje mesatare të borxhit më të gjatë), Portugalinë (127%), Spanjën (117.7). %), Franca (114.4%), Belgjika (107.9%) dhe Qiproja (104.9%).

Nivele të tilla të borxhit mund të bëhet te rezikshme për shkak të perspektivës së dobët të rritjes, normave më të larta të interesit pa risk, primeve më të mëdha të riskut , dhe mungesës së kapaciteteve fiskale.

Rreziku i një krize të borxhi për qeveritë rritet më tej nga nevoja për të reaguar ndaj krizës së afërt energjetike evropiane. Pavarësisht progresit për të lehtësuar kufizimet e furnizimit, Evropa është shumë e varur nga energjia nga Rusia, e cila përbënte 40% të importeve të gazit dhe 27% të importeve të naftës në vitin 2021. Rusia ka vendosur të mbyllë gazsjellësin Nord Stream 1 për një kohë të pacaktuar dhe importet evropiane të naftës ruse janë nën embargo.

Industritë e varura nga energjia në eurozonë po luftojnë me çmimet e larta dhe pengesat e furnizimit. çmimet e energjisë kane shkuar 700 euro MwH dhe inflacioni vjetor ne gusht arriti në 9.1% nga 8.9% qe ishte në korrik. Konsumatorët dhe qeveritë po përgatiten për më shumë presion mbi standardet e jetesës gjatë muajve të dimrit, kur konsumi i energjisë do të duhet të rritet. E gjithë kjo reflektohet në një rënie të besimit të biznesit dhe të konsumatorëve. Përballimi I krizës kërkon një kombinim i rritjes se transfertave, shkurtimeve të taksave apo zbutje të çmimeve të energjisë, masa te cilat padyshim do të zgjeronin deficitet e qeverive, te cilat gjenden tanime në mundësi fiskale .

Mbyllja së Nord Stream 1, ndikon veçanërisht në sektorët e prodhimit gjerman dhe italian, ndërkohë që dobësia e euros, e cila është zhytur afër barazisë me dollarin amerikan, do t’i bëjë importet më të shtrenjta edhe eksportet europiane më të lira. Rritjet e kostos së jetesës do të ule kërkesën e konsumatorit, megjithëse familjet mund të zbutin ndikimin e çmimeve më të larta duke përdorur edhe duke ulur kursimet e tyre.

Dimri I vështirë I Eurozonës do te thotë acar në ekonominë shqiptare . Por ne jemi me fat. Ne kemi te ndezur zjarrin I dosjeve të komunizmit, I cili do na e mbajë frymën gjallë edhe koefidencën lart.

Edhe pas 30 vjetesh “sigurimi I shtetit” na vendos prioritetet . Nuk është as për të qarë as për të uleriritur , Ky absurd ka nevojë për heshtje . Heshtje për logjikën kolektive që nuk e patëm kurrë !

Share: