Ka nisur samiti i radhës i “Open Balkan” që po mbahet në Beograd. Ky takim pritet të finalizohet me heqjen e kufizimeve për tregtinë.
Gjatë fjalës së tij Kryeministri Edi Rama deklaroi se kësaj nisme duhet t’i bashkohen jo vetëm vendet e rajonit por edhe vendet si Turqia, Greqia, Italia dhe Hungaria.
“Turqia partner i pazëvendësueshëm si edhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, është mik i joni. Ne ftuam edhe ministrat e jashtëm të Italisë dhe Greqisë, që për arsye objektive dhe pamundësie me ndjesën elegante nuk mundën të ishin këtu, por do të jetë sërish të ftuar për samitin e ardhshëm në Tiranë. Për ne është e rëndësishme që kësaj nisme jo vetëm ti bashkohen vendet e rajonit por t’i bashkëngjiten vende kaq të rëndësishme sa Turqia, Greqia apo Italia dhe Hungaria në anën e tjetër. Një tjetër koleg nga BE më tha po ne pse sjemi të ftuar. I thashë do e diskutoj me kolegët dhe do tju ftojmë”, u shpreh Rama./Opinion.al