Home Gjeo-Ekonomia Paralajmërimi i Erdogan për Greqinë: Nuk duam që deti Egje të lahet...

Paralajmërimi i Erdogan për Greqinë: Nuk duam që deti Egje të lahet në gjak!

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdgoan, lëshoi një paralajmërim serioz ndaj Greqisë. Duke dënuar atë që ai e konsideroi “pushtim të fshehtë” të ishujve Lesbos dhe Samos, ai akuzoi vendin fqinj për shkelje të ligjit ndërkombëtar duke vendosur automjete të blinduara në ishujt e Egjeut.

“Armët e grumbulluara në Trakinë Perëndimore dhe në ishuj nuk do të thonë asgjë për ne, sepse fuqia jonë është shumë më e madhe, por ju kujtojmë se kjo do të thotë pushtim i fshehtë”, tha ai.

Erdogan tha se Turqia nuk dëshiron që Deti Egje dhe Deti Mesdhe të mbulohen me gjak, lot apo armiqësi.

“Ne duam paqe dhe qetësi”, tha presidenti turk. Ai shtoi se Greqia nuk është e barabartë me Turqinë për sa i përket fuqisë ushtarake dhe kërcënoi se fqinji do të zhytet në moçal në rast të një konfrontimi.

“Kjo është një lojë e rrezikshme e politikanëve, shtetit dhe popullit grek dhe atyre që i përdorin si kukulla”, përfundoi Erdogan.

Share: