Home Gjeo-Ekonomia NJE FOTO SA NJEMIJE FJALE! NGA ZEF PREÇI

NJE FOTO SA NJEMIJE FJALE! NGA ZEF PREÇI

Pasqyra e meposhtme eshte pergatitur nga ekonomisti dhe eksperti I mirenjohur Enea Janku te cilin e pergezoj. Keto te dhena hedhin poshte propaganden qeveritare mbi gjoja cmimin me te ulet te e energjise qe Shqiperia ka ne krahasim me vendet e rajonit…

Teksti I plote:

CMIMET E ENERGJISE ELEKTRIKE PER FAMILJARET NE SHQIPERI DHE NE VENDET E BALLKANIT PERENDIMOR.

Sot per nje pjese te konsumatoreve familjare ne Shqiperi qe do te konsumojne mbi 800 kwh ne muaj, pas 1 Tetorit cmimi u rrit nga 9.5 lek per kwh pa TVSH ne 42 leke per kwh ose rreth 4.5 here me shume.

Kjo rritje e cmimit te energjise elektrike nga ana e qeverise se Republikes se Shqiperise u be duke u justifikuar me rritjen e cmimit te energjise ne tregjet nderkombetare, duke paraprire me nje fushate propagandistike disa mujore nga ana e qeverise dhe kryeministrit te vendit se gjoja Shqiperia ishte i vetmi vend qe nuk i ka rritur cmimet e energjise ne te gjithe Evropen dhe se ata po bejne nje sakrifice shume te madhe per qytetaret shqiptar.

Per te kuptuar sesa e vertete eshte kjo sakrifice e KM, ne tabelen e me poshtme po paraqesim disa nga tarifat aktuale te energjise elektrike ne disa nga vendet fqinje (te marra nga entet rregullatore te energjise) duke i krahasuar me tarifat e energjise elektrike ne Shqiperi.

Nga te dhenat rezulton se ne Kosove qytetaret qe konsumojne deri ne 800 kwh ne muaj, per energjine e harxhuar gjate nates nga ora 22.00 – 07.00 paguajne nje cmim prej 3.37 leke/kwh ose 2.82 here me te ulet se cmimi qe paguajne konsumatoret familjare ne Shqiperi, ndersa per energjine e harxhuar nga ora 07.00 – 22.00 ato paguajne 7.87 leke/kwh ose rreth 1.21 here me te ulet se ne Shqiperi.

Per qytetaret e Kosoves qe konsumojne me shume se 800 kwh ne muaj, cmimi gjate nates nga ora 22.00 – 07.00 eshte 6.88 leke/kwh ose rreth 6.1 here me i ulet se cmimi qe do te paguajne konsumatoret familjare ne Shqiperi pas dates 1 Tetor dhe per energjine e harxhuar nga ora 07.00 – 22.00 ato paguajne nje cmim 14.59 leke/kwh ose rreth 2.88 here me pak sesa ne Shqiperi.

Maqedonia e Veriut e ka te ndare pagesen e energjise elektrike per familjaret ne kater fasha sic paraqitet ne tabele.

Qytetaret maqedonas per energjine elektrike qe konsumojne gjate nates nga ora 22:00 deri ne 07.00 paguajne nje cmim shume te ulet rreth 1.16 leke/kwh, ose rreth 8.2 here me te ulet se cmimi me i ulet qe paguajne konsumatoret familjare ne Shqiperi, ndersa per energjine qe konsumojne nga ora 07.00 – 22.00 ato paguajne si me poshte:

Per konsumin deri ne 210 kwh ne muaj qytetaret maqedon paguajne nje cmim 8.11 leke leke/kwh ose rreth 1.17 here me te ulet se ne Shqiperi.

Per konsumin 210 -630 kwh ne muaj qytetaret maqedon paguajne nje cmim 8.77 leke leke/kwh ose rreth 1.08 here me te ulet se ne Shqiperi.

Per konsumin 630 – 1050 kwh ne muaj qytetaret maqedon paguajne nje cmim 9.86 leke leke/kwh, ose 3.8 % me shume se cmimi nen 800 kwh ne Shqiperi dhe rreth 4.26 here me te ulet se cmimi mbi 800 kwh ne Shqiperi.

Per konsumin mbi 1050 kwh ne muaj qytetaret maqedon paguajne nje cmim 26.3 leke/kwh ose rreth 1.6 here me te ulet se ne Shqiperi.

Ne SERBI te gjithe konsumatoret familjar paguajne te njejtin cmim prej 8.07 leke/kwh, pavaresisht nga sasia e konsumit te energjise elektrike. Krahasuar me cmimin me te ulet ne Shqiperi qytetaret serbe paguajne nje cmim rreth 1.18 here me te ulet, ndersa ne krahasim me qytetaret shqiptar qe konsumojne mbi 800 kwh ne muaj, qytetaret serbe paguajne nje cmim rreth 5.2 here me te ulet.

Pas ketyre te dhenave eshte fare e qarte se Shqiperia jo vetem qe nuk eshte i vetmi vend ne bote qe nuk po e rrit cmimin e energjise elektrike ne kushtet e krizes, por qytetaret shqiptar jane ata qe po paguajne tarifa shume me te larta sesa qytetaret e vendeve te tjera te rajonit tone.

Share: