Kryeministri Edi Rama ka folur sot në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinajt.
Në një bashkëbisedim me qytetarë dhe gazetarë, Rama deklaroi se policia e di se çfarë ka ndodhur me Martinajn, por nuk mund të flasë ende për shkak se duhen siguruar prova. Ai shtoi se një përgjigje për fatin e tij do të vijë shumë shpejt.
“Nëse përgjigjja do të ishte aty dhe do të ishte mbajtur e fshehur do të dilte për 9 ditë, por besoj se duhet të keni pak më shumë durim për të marrë një përgjigje përfundimtare dhe unë jam besimplotë që do ta kemi shumë shpejt. Sepse përgjigjja e Policisë së Shtetit duhet të jetë një përgjigje që duhet të mbështetet dhe në prova, nuk është thjesht një përgjigje të cilën pak a shumë e kemi që sot, por s’mund të thuhet zyrtarisht sepse kërkon të jetë e provuar.”- deklaroi Rama.
360grade.al