Publikimi i të dhënave të Policisë së Shtetit favorizon botën e krimit në vendin tonë, që mund t’i përdorë informacionet për qëllimet e veta kriminale, thotë gazetares Anila Hoxha.
“Bota e krimit nuk besoj që ka fjetur gjumë gjatë këtyre orëve. Mund të ketë bërë përpjekjet madje për t’i blerë të dhënat.
Hakerat kanë hyrë në zemrën dhe në trurin e Policisë së Shtetit. Kanë historikun e grupeve kriminale, informacione kriminale për ngjarje që janë në hetim e sipër. Kjo është për t’u alarmuar”, thotë gazetarja gjatë debatit në Top Story.
Në Telegram qarkullojnë sekrete të shtetit shqiptar, nxjerrë nga emaile-t që grupi Home Land Justice i hakeroi ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Top Channel