Home KRYESORE VEÇ PAK, TROJË!

VEÇ PAK, TROJË!

Nga Adelina Xhaferi

Pak zë m’i fal jetës TROJË!
Kam për t’ia shtuar vet’ më pas
lëndin’ m’lëndin’…
dhe matan’ bjeshk’ve me çezme t’moçme
teksa grat’ e katundit do ma nisin pajën
e pas djegies tënde
dhe dhimbjen n’gji do ma shtojn’ përnat’
më shum’ se shamit’ e zverdhura t’nën’lokes me rrudha.

Veç pak i thuaj t’më qesh dhe nënës!
TROJË!
Ka koh’ që të dyja
botës t’heshtura i dalim net’ve
me supe rënduar mallkime burri
veç pse jemi gra,
por ti,
edhe N’BREZNIT’ E KOHËS SON’
me çifte t’shumta dashnorësh
kur perëndit’ dyfish thon’ t’na merren jetët
t’pakta m’i bëj gjërat që i du’
se…
kam për t’i shtuar vet’ më pas!

Jam m’suar me pak
n’mesin e grave me lakuriq’si t’përnatshme
dhe me çifte dashnorësh.
Pak m’deshën kur rash’ nga qielli
dhe…
edhe më pak kur thash’ se e para qe dashuria
n’thyerje egosh që për t’par’
burrin e merrnin.
TROJË!
N’jetët kur TY e MU’ na digjen ëndrrat
veç dashurin’ s’du’ ta kem t’till’.
MA NGJIZ TRUPIT MATAN’ BJESHK’VE!
Pastaj…
HËNA
BUZA
dhe BRINJA e mbetur e Adamit
le t’më vijnë pak e nga pak!
.
.
.
.

BREZAGRASH

Share: