Home Gjeo-Ekonomia Vlora qarkulloi 300 mln euro gjatë verës, drejtori i Tatimeve: Janë rritur...

Vlora qarkulloi 300 mln euro gjatë verës, drejtori i Tatimeve: Janë rritur pagat!

Tashmë nuk ka më dyshime që Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një vend turistik, që thith miliona njerëz nga e gjithë bota. 

Sezoni veror i këtij viti për Vlorën (si qytet bashkë me rrethinat) ka qenë mjaft i mbarë. Kjo vlen jo veetëm për numrin e turistëve të huaj që janë shtuar tejmase, si kurrë më parë, por edhe nga të dhënat financiare.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Tatimeve, Sokol Kanani, ka folur për televizionin “A2”, duke deklaruar për qindra milionë euro, shifra të cilat sipas tij janë qarkulluar në Vlorë nga muaji maj deri tani në shtator.

Ky fenomen pozitiv ka sjellë edhe rritje të numrit të personave të punësuar në Vlorë dhe rreth saj, por njëkohësisht edhe rritje të pagës mesatare, që është reflektuar edhe në rritje të pagesave.

Në periudhën maj-gusht, numri i të punësuarve në Vlorë (jo vetëm vlonjatë) shkoi në rreth 27 mijë vetë, ndërsa u aktivizuan rreth 1000 biznese të ndryshme me aktivitet sezonal, nga të cilat 280 ishin subjekte të reja.

Pra, kjo do të thotë se janë biznese apo subjekte të çelura gjatë vitit 2022. Ja që në Shqipëri ka edhe lajme të mira. Po i besojmë këto shifra dhe urojmë të ketë vetëm rritje./Telemedia.al

Share: