Home KRYESORE A janë vërtetë të dakortësuar Meta dhe Berisha? Po ngërçi me ndërkombëtarët?

A janë vërtetë të dakortësuar Meta dhe Berisha? Po ngërçi me ndërkombëtarët?

Agim Nesho në emisionin “Pikat mbi i” u shpreh se qeveria Rama nuk ka marrë masat e duhura lidhur me krizën energjetike duke e akuzuar për grabitje të pronave të vendit.

Nga ana e tij analisti Artur Zheji tha se BE tani i intereson më shumë stabiliteti në Shqipëri se sa tensioni.

Pjesë nga biseda:

Nesho: Mendoni që mund të kalojë kaq shpejt refuzimi i hapur që bëhet për amnistinë fiskale apo pasaportat e arta!? Jo. Të gjitha këto janë probleme janë shkelur princimet e përbashkëta të tregu europian. Për çështjen e energjisë qeveria shqiptare ka veprua për momentin, nuk ka një plan të qartë ka dështime strukturale, pra me shumë problematika që janë të gjata.

Zheji: Von der Leyn mbahet si proamerikanet më të mëdha të BE-së. Mendoj që opozita nuk ka pasur protesta të forta pasi ka preferuar stabilitetin që kërkonte BE në vend. Pra i intereson më shumë stabiliteti i Shqipërisë në këtë moment tensioni kaq të madh në të cilën ndodhet BE. Roli i zotit Meta është i madh për të krijuar korridorin diplomatik që opozita të mos shihet si delja e zezë e Shqipërisë por si partnere euroatlantike.

360grade.al

Share: