Kërkesat për azil të shqiptarëve në Europë nuk ndalen. Në 7 muajt e parë të këtij viti, 6 550 shqiptarw aplikuan në një nga 27 shtetet e BE rritje me 68% në krahasim me një vit më parë.
Vendet ku shqiptarët aplikojnë më shumë janë Franca, ndjekur nga Gjermania. Edhe pse aplikimet për azil janë më të ulëta se viti 2019, ku u shënua rekord, vihet re se gjatë korrikut Ukraina që është në luftë ka pothuajse të njëjtin numër aplikantësh me Shqipërinë.
Nga 2014, Eurostat raporton se kanë aplikuar 180 mijë shqiptarë për azil. Me këto shifra, Shqipëria ia kalon edhe Bangladeshit, qytetarët e së cilës po vijën për të punuar në vendin tonë.
Por vetëm një pjesë e vogël e shqiptareve qe ikin, kërkojnë azil, në mase ata janë si emigrante ekonomike ose qëndrojnë ne te zeze ne pritje te një dite për legalizim.
Të rinjtë që ikin në Gjermani për punë apo ata që ikim në Francë e Angli si azilkërkues në fakt të gjithë kanë vetëm një problem. Ata nuk shikojnë më të ardhme në Shqipëri, ku pagat janë të ulëta dhe pasiguria është e madhe.
Azilkërkimi është vetëm një mënyrë për të ikur nga ky vend dhe kjo po ndodh përditë edhe në këto moment.
Top Channel