Home KRYESORE Faleminderit trupi im qe nuk u dorezove. Premtoj se do kujdesem per...

Faleminderit trupi im qe nuk u dorezove. Premtoj se do kujdesem per ty. Une e bera zgjedhjen time. Beje edhe ti.

Hidh hapin e pare…

Nga Enkelejda Gjoza,

Psikologe Klinike! Pjesë nga ditari i një paciente!

Keto ishin fjalet qe i thashe vetes ne momentin qe vendosa te nis terapine. Hidh hapin e pare dhe kerko ndihme. E kisha kuptuar se nuk do ja dilja kurre e vetme dhe se une nuk isha crregullimi im. Ishte momenti te rigjeja veten.

Historia ime nuk ndryshon shume nga historite e te githa vajzave qe kane jetuar me nje crregullim te te ushqyerit. Gjithcka nisi ne moshen 14 vjec, me ndryshimin e trupit nga puberiteti. Kisha marre thjesht disa kilograme me teper ashtu si pjesa me e madhe e bashkemoshatareve te mi.  

Nuk ishte problem per mua deri ne momentin qe te tjeret nisen te ma vendosnin ne fokus.

Komentet mbi peshen te tipit: Mos ha aq shume,.. sikur ke nisur te shendoshesh, ki kujdes me ushqimin,.. do hash edhe embelsire? . por ti sapo hengre. Ky ishte momenti i pare qe vemendja ime u drejtua tek pamja ime e jashtme. Nisa te ndihesha jo mjaftueshem e bukur.

Kam qene shume nxenese e rregullt ne shkolle, merrja nota maksimale dhe ne cdo lende kryesoja. Isha rritur me nevojen per ti pasur gjerat nen kontroll dhe ne nje moment si ky e kisha humbur kontrollin.

As nuk e mendoja se cfare me priste…

Jeta ime u be nje diete e gjate, qe niste me vendosmeri dhe rruges kur fuqite e mia shteronin i dorezohesha urise. Emocioni dominant u be zhgenjimi.

Nisja e gjimnazit u shoqerua vendosmeri te hekurt per te arritur peshen qe deshiroja. Kisha pelqim per nje djale dhe ai u be motivi im kryesor, doja te me vinte re. 

Paralelisht perpiqesha fort te arrija rezultate te larta ne mesime nderkohe qe mbijetoja me sasi teper te vogla ushqimi.

Pjesen me te meadhe te kohes isha e pafuqishme. Edhe pseatehere kisha arritur peshen qe kisha kerkuar ne fillim nuk dija te ndalesha.  

Familja ime dhe sidomos mami shqetesohej shume. Une thuajse nuk ulesha asnjehere te haja me te shtepise, jetoja me kafshata. Me detyronte te ushqehesha duke me pare me lot ne sy tmerresisht e shqetesuar per gjendjen time. 

Ekisha kuptuar se po e demtoja teper trupin tim. Kishte kaluar mbi nje vit qe ciklin menstrual e kisha shume te crregullt. Mami me dergoi tek nje gjinekolog duke me bere te ditur se do kerkonte ndihme edhe per mosushqyerjen time. 

Nuk doja te shkoja tek asnje mjek, kisha ndrojtje te tregoja se nuk ushqehesha me deshire te plote. 

Pas bisedave me gjinekologun ai e kuptoi problemin tim dhe me dha kontaktin e nje mjeku psikolog per te trajtuar gjendjen time. Ne ate moment pranova se do e ndiqja keshillen e tij, por  nuk e bera kurre. 

Askush nuk do me kuptonte. Mendoja se do gjykohesha dhe ndjenja e fajita dhe e turpit nuk me lejuan te kerkoja ndihme. 

Ndoqa kuren per te rikthyer ciklin menstrual dhe medikametet qe merrja rikthyen peshen qe me aq veshtiresi e kisha humbur. 

E nderpreva kuren. Duhej te humbisja perseri me patjeter kilogramet e fituar. 

Kete here nuk ishte shume e veshtire. E kisha mesuar trupin tim pa ushqim dhe renia ne peshe kete here ishte me e lehte.

Vitet e gjimnazit po mbaronin dhe u afruan provimet e matures. Gjate vitit te trete e kisha kuptuar se performance ime ne mesime kishte rene mjaft. Deshira ime ishte te mund te arrija te regjistrohesha ne univeristetin e mjekesise. Muajt e fundit fill para provimeve te matures kane qene me te lodhshmit ne kujtesen time. 

Ne kete periudhe nis edhe bulimia. 

Deri ne ate moment gjithcka ishte rezistence ndaj ushqimit por kisha arritur ne nje pike qe energjia ime po shteronte dhe paralelisht edhe mundesite qe kisha per te fituar degen qe enderroja. 

Vendosa te ushqehem normalisht. Mendova se me me rendesi ishte te rifitoja fuqite pasi peshen mund ta humbisja perseri. Vaktet e para ishin te veshtira. Sasite normale te ushqimit per mua ishin te teperta.

Nje pasdite pasi kisha ngrene dreken pata shqetesime ne stomak dhe perfundova me te vjella. 

U ndjeva mire, u ndjeva mire qe trupi im ishte cliruar dhe cuditerisht nuk isha e pafuqishme. U kujtova se kisha pare nje film per nje vajze qe vuante nga bulimia nervore. Mendova se nuk do me ndodhte asgje e keqe nese e beja shume rralle, vetem ne momente emergjence. Mendoja sa se e kisha gjetur zgjidhjen.

Tashme fokusi im u be ushqimi. Nga neveri u kthye ne dashuri. Procesi ushehu-provoko te vjella u kthye ne nje cikel te perseritur.

Situata per provimet e matures u perkeqesua dhe nuk e arrita degen qe deshiroja. Ndjesite e zhgenjimit dhe urrejtjes per veten u shtuan. Kisha kaluar edhe krizat e para te ankthit. Nuk doja te dilja ne public.    I trembesha komenteve per faktin qe nuk isha treguar aq studente e mire sa te gjithe mendonin.

Mendoja se kisha zhgenjyer familjen time, mesuesit e mi, veten time. U regjistrova ne nje dege cfaredo me friken se nese nuk e beja do e humbisja mundesine te shkoja ne universitet. 

Vera e atij viti para universitetit ishte nder me te keqijat. Isha e mbushur me ndjesi dhe emocione negative. Nuk dilja me me miqte e mi, kisha humbur gjithe jeten sociale, ndieja vetbesim shume te ulet dhe forca e gjykimit ndaj vetes rritej. 

Ngushellimi I vetem u be ushqimi. Sa here doja te mbushja boshllekun brenda meje nisja te ushqehesha pa vetedije, pa kontroll, duke u kujdesur mos bija ne sy.

Nisa universitetin. Jeta ime e dyfishte u be me teper e veshtire. Dhe paralelisht detyrimi ndaj shkolles, stresi, menaxhimi I te ardhurave dhe jeteses vetem e perkeqesoi situaten. 

E dija se edhe trupi im kishte nje limit. Kisha momente qe humbisja ndjenjat ne tualet dhe nuk kerkoja ndihme. Nuk mund te arsyetoja faktin qe kisha perfunduar ne nje gjendje te tille. Kisha shenja kafshimi neper duar, problem me dhembet, mungese vitaminash,  isha gjithnje e zbehte dhe e pafuqishme.

Vitet kalonin dhe dukej sikur e kisha pranuar bulimine. Kisha mesuar te jetoja me te, ta fshihja nga te tjeret dhe te rikthehesha gjithmone kur me jepej mundesia.

Kam tentuar shpeshhere te heq dore. Tentativat zgjasnin disa dite, disa jave dhe deri tek nje muaj. Por mjaftonte nje moment dobesie dhe gjithcka niste nga fillimi.

E vetmja qe e kishte kuptuar ishte motra ime. Perpiqej te qendronte e forte para meje dhe te me jepte shprese e besim se mund e hiqja dore por shume tentativa rezultuan pa sukses.Vetem une mund ta shpetoja veten.  

Po deshtoja ne cdo gje, 

Jeta ne te gjitha drejtimet ishte shnderruar ne kaos. Nuk dija nese nje gje e vetme po shkonte sic duhet. Isha e shperqendruar dhe e pa motivuar. U bene 2 vite qe kur kam tentuar disa here te heq dore por pa sukses.

Shpesh mendoj sa shume gjera mund te kisha arritur ne jete nese nuk do ja kisha kushtuar 70% ose me teper bulimise. E di se problemi im nuk eshte ushqimi, as kalorite, as kilogramet ne peshore. Problemi eshte dyshimi qe kisha per veten nese isha mjaftueshem e mire dhe nese dukesha mjaftueshem mire tek te tjeret. Problemi ishte deshira e cmendur per ti pasur gjerat nen kontroll dhe gjykimi i padrejte ndaj vetes. 

Pertej te gjithave ende e dija se ajo vajza me vlera qe e kisha lene ne te shkuaren ishte brenda meje. 

Duhej te behesha e guximshme dhe ta riktheja.

Kishte ardhur momenti im.

3 muaj qe nga seanca e pare dhe ndihem krenare per veten.

Po mesoj te ndertoj marrdhenie te mira me ushqimin, po mesoj te kultivoj balance dhe stabilitet. Po mesoj te fal dhe te pranoj veten sic jam. Po mesoj te vleresoj gjithe punen e veshire qe ben trupi im per mua. Po mesoj te degjoj dhe ti pergjigjem trupit tim, te ndiej cdo lloj emocioni, te prek,shijoj dhe nuhas te gjitha aromat e jetes. 

Eshte rruge e gjate dhe e veshtire por i detyrohem vetes lumturi per pjesen e mbetur te jetes.

Faleminderit trupi im qe nuk u dorezove. Premtoj se do kujdesem per ty. Une e bera zgjedhjen time. Beje edhe ti.

Share: