Ndërsa është shtuar sipërfaqja e zonave të mbrojtura në brendësi të vendit, sipërfaqja e vijës bregdetare ka pësuar një rrudhje drastike.
E thënë më qartë, rreth 13 mijë hektarë tokë që ndodhen buzë brigjeve të Jonit dhe Adritiakut, iu hoq statusi që i mbronte nga ndërhyrjet, duke i kthyer në zona të lira për ndërtime.
I gjithë procesi i rishikimit të kufijve të zonave të mbrojtura ka sjellë një rritje në total të sipërfaqes në 21.3%, por në vijën bregdetare kemi humbur rreth 13% të sipërfaqes.
Në brezin bregdetar shtrihen një numër i lartë i zonave të mbrojtura me një sipërfaqe totale prej rreth 120 mijë hektarësh ose 23.6% të gjithë sipërfaqes së rrjetit të zonave të mbrojtura në Shqipëri.
Të njohura për veçoritë e jashtëzakonshme për florën dhe faunën, një pjesë e tyre ekosisteme ligatinore të egra, të mbrojtura dhe të njohura ndërkombëtarisht si zona Ramsar dhe Emerald, u është vënë “sopata”, pa respektuar mbrojtjen që gëzojnë.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Finsidestory.tch%2Fvideos%2F1268406527271395%2F&show_text=false&width=560&t=0
Top Channel