Ç’janë këta politikanë dhe analistë, që po bëhen 100 vjeç dhe ende nuk kanë mësuar se gjeopolitika shqiptare e ka interesin jetik të ketë marrëdhëniet e mira me shtetet dhe me qeveritë dhe jo me sektet?.
Nuk mësuan kurrë se marrëdhëniet ndërkombëtare janë marrëdhënie midis shteteve dhe jo marrëdhënie midis sekteve.
Nëse “Brigate Rosse”, organizatë terroriste për shtetin italian, do të kishte ngritur shkolla të mira italiane në Shqipëri, logjika gjeopolitike dikton që qeveria duhet të dëgjonte dhe të mbante marrëdhënie të mira me shtetin italian dhe me qeverinë italiane dhe jo me sektin e “Brigate Rosse”.
Interesat jetike të shtetit shqiptar gjithmonë janë marrë në qafë nga lidhjet e grupeve të politikanëve dhe të suvarijve të tyre ojq-istë e mediatikë me rrjetet e sekteve të huaja në Shqipëri. Sektin, ku bëjnë pjesë, ata e vejnë gjithmonë mbi gjeopolitikën shqiptare.