Home KRYESORE Kështu, gruaja vazhdon te mbetet sherbetore: te laje, fshije, gatuaj e kujdeset...

Kështu, gruaja vazhdon te mbetet sherbetore: te laje, fshije, gatuaj e kujdeset per femijet.

Nga Valbona Musliu

Igballe Huduti, e diplomuar ne psikologji dhe Jo Teologe siç po e citojne mediat, eshte bere, figura kryesore e ketyre diteve ne media jo vetem ne Kosove.

Opinionet e saj personale per ofrimin Burrit edhe gra te tjera ne emer te Fese Islame, ne emer te Kuranit, Pejgambereve dhe Zotit nuk jane asgje me shume pos nje verzioni qe ajo deshiron ta jetoje. E ky mesazh u perçua ne publik nga media, e Jo nga Igballja, sepse hapesiren mediale i japish atij/asaj qe konsideron se perçon mesazhin edukativ tek shikuesi, per çka eshte edhe mision i medias e gazetarise ne pergjitjesi.

Etike ne gazetari nuk eshte me percjelle mesazhe dhune, nxitje te urrejtjes etj, por edukimit e arsimimit te mases.

Ne fakt Igballja po e shperfaq ne oponion ate qe edhe eshte shume e theksuar se fundmi. Nese percjellim rrjetet sociale me vemendje shohim se si publikisht burrat ngacmojne femrat, dhe ate permes, gjoja komplimenteve.

Shohim se si i joshin femrat me postimin e pasurise: veturave, villave, ne pergjithesi gjerave luksoze. Shohim ne media se si funksionojne hotelet e motelet. Burrat zgjedhin qe qefet ti bejne jashte qyteteve ku jetojne per mos i pare publiku dhe mos identifikuar si te pa moralshem… pra zgjedhin vendet e rajonit Aty ku i kane mesuar rruget e pista.

E ky fakt tregon me se miri se burrat nuk i perkushtohen gruas e familjes, por dashnoreve ne mase te madhe , qe edhe eshte shkaktar kryesor i dhunes ne familje.Prandaj, nese u referohemi deklaratave te zonjes, shohim se ajo po tenton me e zyretarizue ate qe po behet ne menyre ” ilegale”. Kjo nenkupton se gruaja vazhdon te mbetet sherbetore: te laje, fshije, gatuaj e kujdeset per femijet.

Ndodh te mos kete nje cent ne xhep, derisa qefet e burrave arrijne kulmin. Nderkohe, nuk po i shfajesoj grate nje pjese e te cilave burrat i mbajne si dekor te rrjeteve sociale… e kontaktet nuk i ndalin me nje, dy, tre apo kater… te tjere.

Kjo nenkupton se morali i njerezve ka humbur deri ne ate mase sa qe nuk skuqen per te bemat. Citoj nje thenie te dr Afrim Blytes neuropsikiater ” ai qe nuk skuqet e nuk ka turp ka çrregullime te personalitetit”….

Share: