Home Gjeo-Ekonomia Inside Story/ Lidhja e vizitës së Kurtit në Tiranë me sulmin kibernetik...

Inside Story/ Lidhja e vizitës së Kurtit në Tiranë me sulmin kibernetik të Iranit

Në 13 Shtator, një vizitë e beftë e kryeministrit Albin Kurti në Tiranë ku takoi homologun Edi Rama, tërhoqi vëmendjen.

Ishte raportuar se Kurti kishte lënë në mes madje mbledhjen e qeverisë atje. Ka pasur raportime se edhe Kosova mund të ishte nën sulme kibernetike me qëllime destabilizimi. Akoma më keq, burime në qarqe të ndryshme nga strukturat e sigurisë flasin për organizimin në Veri të Kosovës të një grupi merecenarësh të njësisë famëkeqe ruse “vagner”. Këto informacione, lidhen ngushtë edhe me afrimitetin mes Rusisë dhe Iranit, dhe interesave të tyre në Ballkan.

Ekspertët thonë se publikimi i të dhënave që vijnë kryesisht nga organe si Policia e Shtetit janë mjaft problematike dhe sensitive. Në momentin që shohin dritën e publikimit mund të shërbejnë si nxitje për konflikte.

“Një pjesë e njerëzve që kanë qenë në gjurmim policer, për vepra penale të rënda të ndryshme do të kuptojnë dhe do të marrin masa për të zhduk prova, për tu larguar hetimit, e dyta, një pjesë tjetër do të kuptojë që jam në polici sepse informacionet për mua i paska dhënë tjetri, pavarësisht se a janë të vërteta a s’janë të vërteta. Dhe do kemi përplasje të individëve qofshin këta të botës së krimit qofshin këta jo të botës së krimit por që kanë bashkëpunuar me policinë. E treta, goditet bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e krimit të organizuar sepse krimi i org është internacional” u shpreh ish prokurori, Shkëlqim Hajdari.

“Shteti shqiptar është hakeruar vetëm në dy vitet e fundit 5 herë pra kemi pasur 5/6 herë rrjedhe të dhënash dhe akoma kemi të njëjtën politikëbërje të këtyre institucione të cilat paguhen dhe të cilave iu është besuar të na mbrojnë të dhënat por duket që këtë punë nuk po e bëjnë dhe situata po shkon gjithnjë e më keq” u shpreh eksperti IT, Besmir Semanaj.

“Pikëpyetje të tjera lindin që ndoshta dhe kryeministri ishte pak skeptik për këtë sigurinë e AKSHIT sepse vetë ai nuk përdor” u shpreh Tomi Kallanxhi, ekspert IT.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Finsidestory.tch%2Fvideos%2F463257398971053%2F&show_text=false&width=560&t=0

Top Channel

Share: