Gjatë mbrëmjes “Muza, art dhe shkencë”, Tirana e Procida e Italisë, shkëmbyen simbolet respektive, si shenjë vëllazërie mes dy vendeve. Në Qendrën Kulturore Ortodokse, krahas marrëveshjes së bashkëpunimit të ftuarit ndoqën muzikë për balet nga Aleksandër Peçi, si dhe pjesë operistike
Arti dhe shkenca bashkojnë, ndërsa të harmonizuar bëhen kolona solide për të çuar përpara zhvillimin. Ishte ky lajtmotivi i “Musa Art and Sience” që bëri bashkë gjatë kësaj jave, përfaqësues ishullit turistik të Procidas si qyteti kulturor i Italisë për këtë vit, Ambasadës Italiane, e Tiranës, si Kryeqyteti Evropian i Rinisë.
Muzika, nuk njeh barriera, ndaj “Vallja” e Aleksandër Peçit, e bën atmosferën në Qendrën Ortodokse, më të ngrohtë e mikpritëse.
Të ftuar artistë italianë, si sopranot Romina Casuçi, Giuseppina Perna e pianisti Carlo Martinello, e nën tingujt e violinës së Lirza Zaloshnjas, përfaqësuesit e përkatës, shkëmbyen simbolet, si një shenjë e forcimit të lidhjes së vëllazërisë së dy vendeve.
Lidhje kjo, që siç thotë Sergio Alias, përfaqësues i Ambasadës Italiane, me shtimin e komunitetit italian në Shqipëri, e Italinë si faktor kyç ekonomik për vendin tonë bëhet më e fortë.
Krahas premtimit të lidhur në një marrëveshje, se bashkëpunimi mes vendeve do të jetë në nivele më të larta, tri çmime iu dedikuan ekselencës në fushën e Artit dhe Shkencës, ndaj Hervin Forës, David Piccolottit, Xhoan Shkrelit e Francesco Perrit.
M.Q./L