Nga Ana Llazo* infopress
Arsimi është baza themelore për mirëqënien dhe integritetin e një shoqërie te zhvilluar dhe me standarte të larta.Ai pasuron jeten tonë qytetare, forcon demokracinë dhe shërben si një rrugë drejt ekonomise së suksesit. Gjithashtu kultivon talentin e të rinjve dhe i inkurajon ato të lidhen me njerëzit e tjerë dhe i frymëzon ato të zbulojnë dhe analizojne botën në të cilën jetojnë. Arsimi udhëheq rrugën drejt shëndetit, fuqizimit dhe punësimit. Të gjithë duke përfshirë ata në akademi, biznes dhe qeveri luajnë një rol të rendesishëm në arsim.Investimi në arsim nuk është vetem masa e duhur por edhe ekonomi e zgjuar.
Partneritetet e forta midis shkollave bizneseve dhe qeverisë mund të kultivojë në mënyrë më efektive talentet e së ardhmes, thelbin e ekonomise dhe komuniteteve elastike. Mendiet e të rinjve tanë kanë nevojë për ne dhe tani më shumë se kurre ne kemi nevojë për ta. Megjithatë edukimi nuk ka të bëjë vetem me atë që të rinjtë marrin nga profesorët e tyre në klasë.
Arsimi cilësor shkon përtej nje spektri më të gjërë, ai i referohet gjithashtu programeve arsimore që ofrohen jashtë mjediseve te shkolles apo kurrikulave të veçanta që i ndihmon te rinjtë të aftësohen më shumë me jetën.
Pse është i rëndësishëm arsimimi cilësor dhe investimi në arsimim?
1- Ai ndihmon në krijimin e qytetarëve të informuar;
2- Ai siguron brezat e ardhshem të kenë akses në profesione të ndryshme me paga të larta;
3- Ndikon pozitivisht në ekonomi duke ulur ndjeshëm shkallën e krimit;
4- Informon më shumë për botën dhe ndihmon në adresimin e sfidave globale;
5- Mesojnë për funksionimin e kulturave dhe shoqërive të tjera.
Por, a ka investime të mjaftueshme në arsimin shqiptar?
– Mugesa e laboratorëve dhe terreneve sportive është e domosdoshme në mënyre që të rinjtë të integrohen më së miri në lëndet specifike dhe mos të mari vetem anën teorike por edhe atë praktike;
– Sot jetojme në botën e teknologjise dhe paisjet me laboratore informatike në numër janë jo të konsiderueshëm;
– Gjithashtu mungesa e laboratorëve të gjuhëve të huaja ndikon negativisht në cilësinë e mësimdhënies dhe marrjes së informacionit nga të rinjtë;
– Mungesa e instituteve kërkimore shkencore të gjitha këto përkthehen në prosperitet nëse do ishin të konsiderueshëm në numër.
– Sistemet e ngrohjes mungojne ne shumë shkolla gjë që vështirëson mësimdhënien në periudhën e dimrit.
– Përditësimi i kurrikulës, programet shtesë në përfshirjen e të rinjve në aktivite argëtuese dhe trajnimet e stafit akademik do të ndihmonin në përmirësimin e cilësisë së sistemit arsimor.
Duke investuar në cilësinë e arsimit ne do jemi në gjendje të krijojmë një botë më të mirë. Investimi në arsim është i barabartë me investimin në formimin e kapitalit njerëzor.
Sa më shumë individë të arsimuar të kemi në shoqërinë tonë aq më e mirë do jetë ajo.
*Autorja është arsimtare dhe eksperte edukimi