Nga Halil Krasniqi
Damarët e mbyllur të gjakut janë shkaktarët kryesor të dobësimit apo humbjes së extremiteteve dhe organëve
Në qendren e medicines operative Calw të Prof. Dr. Dr. med. Halil Krasniqit, realizohet me sukses operiacioni i parë në Klinikën e posahapur e ndërtuar nga Arkitekti experior i ndertimit të spitaleve Z. Ing. Günter Riehl në bashkpunim exkluziv me Z. Harry Gunia.
Në operacionin e parë në klinikë, bëhet fjalë per mbylljen e damarëve të gjaku,t tek pacienti 68 vjeqar i cili vuante nga ishemia periferike me nje kufizim te distances se ecurit nën 20 metra. Por qe ky, më tepër vuante nga impotenca e cila për pacientin ishte shumë e rëndësishme.
Operacioni i parë në klinikën e krasniqit përfundoi pas një ore dhe me një sukses intervancional të shkelqyer. Arteriet e ijeve intraabdominale arriten te hapen plotësisht. Me këtë është krijuar qarkullimi periferik i gjakut në extremitete me përmirësimin e të ecurit por edhe rihapja e arterieve penile të cilat furnizojn organin gjenital mashkullor, dhe me këtë permirësimin e dukshëm të impotencës.
Ç`ka është okluzioni, cilët janë skaktarët e tij dhe cilat pasoja priten nga ky proces?
Okluzioni apo mbyllja e damarëvë të gjakut mund të shfaqet në të gjitha venat dhe arteriet. Në vena quhet trombozë (mpiksje e gjakut) dhe në arterie mbyllje trombotike e shkaktuar nga arterioskleroza, trashja e gjakut por edhe nga shkaktarët e tjerë trombotik. Shkaktaret tjer të tromozës janë, imobilizimi, lëndimet muskulore dhe skeletore, trombofilia, situata postoperative, variçet, etj. Kurse arteriet okludohen edhe nga semundjet pezmative të intimes, lëndimet e murit të arterieve dhe patologjit tjera vaskulare.
Pasojat e një okluzioni jo të trajtuar, mund të shkaktojn varrë indesh, humpjen extremitetit apo të një organi por në raste të veçanta mund të shkaktojn edhe letalitetin.
Krasniqi me një eksperienc shumëvjeqare, mbi 28000 operatione, shef i klinikes Spitalore, shkenctar në shkenca mjekësore, sëfundi hapi Poliklinikën private ku trajton tërë evaluacionin klinik (ekzaminime kirurgjike dhe vaskulare), diagnostikë sëbashku me indikacionin operativ dhe intervencional.
Në ordinancën klinike e cila posedon 2 salla operative të nivelit modern me sallën e zgjimit dhe strukturat perkatëse, realizohen një mori operacionesh kirurgjike dhe ato vaskulare duke përfshirë sistemin arterial dhe atë venoz.
Variçet trajtohen me të gjitha metodat bashkëkohore, endovenoze me narkoz, por edhe metodat inovative pa narkoz.
Sipas Krasniqit, i cili kujdeset dhe kontribon në kuadrot e reja mjekësore kosovare si Profesor në UBT, Prishtinë dhe Gjermani, 40% të pacienteve në Gjermani janë bashkathetarë shqipetar.
Kjo i dhuron Krasniqit, krenari dhe kurajo për të shiquar botën në të gjitha veshtrimet shume dimesionare.
Stafi operativ në poliklinikën e qendres se medicinës operative Calw