Home KRYESORE Pasqyrat talleshin me neve

Pasqyrat talleshin me neve

Nga Mevi Rafuna

1.Shpirti im jeton mes dy botësh…
në luftë mes errësirës dhe dritës!
Beteja të pafunda, ankthe, mallkime, gëzime e lotë.
Transformohet qenia ime, që ndonjëherë nuk arrijë ta kuptoj.
Nuk arrita ta kap dot as veten time, në pasqyrë shoh një portret të panjohur që më Gjykon.

Unë mundohem t’i flas por duket sikur ajo qenie që duket si unë,matanë pasqyrës nuk më njehë mua.
Apo më injoron qëllimshëm.

Se di, kush jam unë, a jam kjo që dukem apo diçka tjetër. Bota më duket shpesh e panjohur por më e panjohur më duket vetja ime, qenia që e mbajë e shpesh nuk më bindet.

Triumfi i botës është Njohja e Vetëvetes.
Shpresoj të takohem me vetëveten pa u larguar nga kjo botë…

2.Ti nuk je dashuri… je një i huaj.
Po, andaj mos u çudit!
Kërkova diçka më madhore në këtë botë.
Nuk e dua asnjë Robëri, as atëherë kur ajo më vjen në emrin e Dashurisë.

Unë t’i dhashë krahët e mi sepse besova në Hijen e fjalëve tua.
Hije… që tani si një gjarpër tinëzar përthekon të kaluarën time.

Unë jam në mëdyshje se nuk di a jetoj, a kam jetuar apo kur duhet të ja nis jetës përsëri.
A të ja nis jetës nga e kaluara nga e tashmja apo nga e ardhmja.
Unë kam humbur mes këtyre realiteteve dhe mes kohësh të përziera që më nuk ekzistojnë.
Pres Orën që me akrepat e saj të bie si një këmbanë mbi kokën time.
Të më shkund apo të më zgjoj!
Kështu si jam unë vetëm i ndërroj orët dhe datat në kalendar, pa diçka të shënuar…
Madje se kujtoj as orën kur ti dhe unë u pamë për herë të parë.

3.Ka persona që ta vjedhin Jetën në emrin e Dashurisë…
Se kisha kuptuar kurrë se ai ishte një Vampir Energjie, derisa u gjenda në një moment mes jetës dhe vdekjes.
Pas një kohe të gjatë, kur s’ishim pa as s’ishim taku, e pyeta çfarë do më nga unë?!

Më tha e dua shpirtin tënd…

4.Mos më pyet për Çmimin që e pagova për të jetuar këtë jetë.
Ardhja jonë në këtë botë është përmes britmave dhe vajeve.
Asnjë foshje nuk doli nga mitra e nanës duke qeshur.
Çfarë e frikëson më së shumti njeriun?!
Frika nga e Panjohura.
Dhe ne vijmë në këtë jetë të panjohur që dikur besojmë se e njohim…
Por realiteti është tjetër gjë.
Pyes si mund ta njohim botën kur nuk arrijmë ta njohim asnjë copë veten?

Njohja e vetes vjen pas një kataklizme shpirtërore…të cilës shumë pak arrijnë t’i mbijetojnë.
E të rilindin përsëri.
Këtë herë jo nga mitra e nanës por të rilindin nga shpirti i tyre.

5.Kur pasqyrat thehen

U mësuam t’i shofih portretet tona
Çdo ditë;
dhe ashtu e kuptuam se cilët jemi ne
Pasqyra që reflektonin veç të tashmen
Dhe se projektonin dot të ardhmen
Dëshironim që portretet të na shfaqeshin ndryshe
Por ato siç ishin paraqiteshin
ne neveriteshim
Tri kohë në asgjë
Asgjë ndiheshim dhe ne
U shndërruam në shpirtra të kalbur
Të mbështjellur me hirin e keqësisë
Ndërsa pasqyrat talleshin me neve…

Share: