Home KRYESORE …por shirat nuk mjaftojnë, sinoptikanët: Në tetor duhen edhe dy episode me...

…por shirat nuk mjaftojnë, sinoptikanët: Në tetor duhen edhe dy episode me reshje shiu në veri

Liqeni i hidrocentralit të Vaut të Dejës është mbushur plot nga reshjet e shiut të ditëve të fundit.

Pak ditë më parë ky liqen pothuajse ishte tharë, por reshjet e fundit e rritën me shpejtësi nivelin. Në varësi të nivelit në Fierzë, Koman dhe Vaun e Dejës është lënë edhe vendosja ose jo e çmimit të ri të energjisë elektrike. Sinoptikanët e Meteoalbit thonë se disa episode me reshje shiu i mbushën rezervat ujore.

“Përkatësisht në veri nga normat mujore që duhet të bien 120-160 mm kanë rënë përkatësisht 350-550 milimetra shi. Ndërkohë në kaskadat në pellgun e Fierzës kanë rënë rreth 550 mm, po ashtu edhe Komani ka marrë mbi 350 mm shi. Ndërkohë që zona qëndrore jo vetëm që ka plotësuar kuotat mujore që janë rreth 70 mm, por është dyfishuar, përkatësisht Elbasani, Kruja, Tirana dhe një pjesë e mirë e qendrës”, tha Lajda Porja, Metoalb.

Në shumë zona kemi patur 4-fishin e reshjeve, në zonat qendrore rreth 2-fishin dhe pothuaj sa norma, zonat e jugut.

Por çfarë do ndodhë në Tetor, i cili pritet të ketë mot më të kthjellët?

“Tetori ka nisur me reshje, por që do të ndërpriten që nga dita e dielë dhe në vijim. Dhe të paktën fillimi i muajit nuk është se premton që ne të kemi episode. Duhet  që në Tetor të paktën të kishim një apo dy episode me reshje të natyrës së shtatorit, për të patur një ndryshim akoma më të ndjeshëm në situatën e kaskadave”, u shpreh Lajda Porja, Metoalb.

Top Channel

Share: