Nga Fabian Zhilla
‘Ska Ma Turp’ se për hir të klikimeve t’iu jepet hapësirë ideve kontroverse të pa mbështetura në raporte serioze, të provokohen të pranishmit dhe publiku, kjo që njerëzit të detyrohen të dalin jashtë vetes.
Kjo formë komunikimi e cila i përkiste më shumë debateve politike dje, duke qenë se atje nuk po tërheq më audience ka filluar dhe tolerohet edhe në emisione me karakter social.
Vulgariteti po normalizohet. Shoqëria shqiptare është shumë e ngarkuar negativisht me lajme por dhe emisione që si mjet tërheqës kane zbuluar tematika që mund të prodhojnë vulgaritet.
Vlerësoj reagimin e menjëhershëm të Komisionarit për Mbrojtjen kundër Diskriminimit (KMD). Uroj që hetimi administrative i KMD-së të shtrihet në të dy episodet e programit në fjale por dhe në shumë programe të tjera audiovizive.
Dhe përveç masave ligjore, në bashkëpunim edhe me institucione të tjera shtetërore dhe shoqërinë civile të organizohen takime me televizionet, gazetarët dhe publikun rreth pasojave mjaft negative të përmbajtjeve të dëmshme në episode dhe programe televizive tek morali publik dhe shëndeti mendor, apo dhe siguria e viktimave e këtyre linçimeve.
Pritej një reagim edhe nga AMA apo edhe nga Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Shpresa vdes e fundit!