Home Gjeo-Ekonomia 110 vite më parë shqiptarët në Kosovë me në krye Isa Boletinin...

110 vite më parë shqiptarët në Kosovë me në krye Isa Boletinin e Hasan Prishtinën organizuan një kryengritje.

Nga Silvana Begaj

Në Vlorë si rezultat i përpjekjeve titanike politike e diplomatike nën kërcënimin e rrezikut të shuarjes së kombit shqiptarë për të kënaqur orekset shoviniste të fqinjëve, një grup burrash të tjerë me në krye Ismail Qemalin ngritën nga Vlora ime Flamurin e shpallën Pavarësinë.

Ky ishte akti që përcaktoi historinë dhe ekzistencën e kombit. Shqiptarët edhe pse të gjymtuar e të copëtuar,edhe pse të vrarë e të shtypur e kishin një shtet tashmë, shtetin shqipëtar.

Nga nëntori 1912 e deri ne 17 shkurt 2008 Shqipëria mund të quhej shtet, por kombi nuk mund të ishte i pavarur përderisa Kosova ishte e shtypur. Dita e Pavarësisë së Kosovës i dha Pavarësinë e plotë kombit tonë me dy shtete e me dy data.

Sado të përpiqemi ne apo të tjerë është e pamundur të ndahen këto dy histori sepse është historia e një kombi e një trupi.

Ashtu si 1912 luftoi Kosova e u pavarësua Shqipëria cdo ditë nga ajo ditë luftoi Shqipëria e cdo shqiptarë kudo në botë që të clirohej e pavarësohej Kosova.

Fatet tona janë bashkë!

Që nga ajo kohë shqiptarët në Ballkan u sprovuan me shumë vështirësi dhe sakrifica, por sot është fakt i pamohueshëm se këto përballje janë shpërblyer nga historia.

Sot kemi dy shtete shqiptare, shqiptarët janë faktor përcaktues në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët janë faktor i rëndësishëm në Mal të Zi.

Rruga është ende e vështirë e sfidat i kemi përpara edhe kur kërkojmë një Shqipëri pa korrupsion, një Shqipëri të drejtë e të punës.

Sfidat i kemi përpara kur na duhet të mbrojmë sovranitetin e territorin e Kosovës, sfidat janë përpara për të gjithë shqiptarët në Ballkan.

Koha dhe historia na kanë mësuar se asnjë arritje apo sukses nuk vjen pa mund, djersë, punë e sakrifica, prandaj nëse duam të na shpërblejë historia ne kemi pjesën tonë të mundit e sakrificës për të kryer si shërbimi më i madh që mund ti bëjmë të ardhmes së kombit tonë.

Këto janë ato cka më thotë goja e mendja, por cka më thotë zemra është: Ne si Komb për tu zhvilluar e fuqizuar, për tu modernizuar na duhet më shumë se cdo gjë Bashkimi!

Bashkimi edhe si qytetarë, ashtu sikundër jetojmë bashkë edhe në mërgim, por dhe si Komb.

Këtë më thotë zemra e nga zemra uroj që Zoti të më japë mundësinë të shoh dhe të prek atë ditën e vërtetë të Pavarësisë së shqiptarëve ditën e Bashkimit Kombëtar.

Gëzuar Shqipëri!🇦🇱🇽🇰

Share: