Home Gjeo-Ekonomia Gazi në Europë do bjerë 30%, Goldmann Sachs: Rënie çmimi i energjisë!

Gazi në Europë do bjerë 30%, Goldmann Sachs: Rënie çmimi i energjisë!

Çmimi i gazit natyror në Europë do të bjerë me rreth 30% në muajt  ardhshëm, sipas Goldman Sachs që parashikon një epërsi të përkohshme të vendeve të kontinentit të vjetër gjatë periudhës në fjalë në raport me problemet e furnizimeve.

Nga TTF-ja, apo Faciliteti Holandez i Transferimit të Titujve, pikë kryesore referimi për cmimin e gazit për Europën, ky i fundit tregtohej me gati 120 euro për megavat orë së fundi.

Por, prognoza e Goldman Sachs është që ky standard referencë të bjerë në 85 euro për megavat orë në tremujorin e parë të vitit 2023, një ndryshim i ndjeshëm krahasuar me nivelet historike që mbërriti kuotimi i gazit në muajin gusht prej luftës në Ukraine- mbi 340 euro për megavat orë.

Rënia e fundit e çmimeve të gazit ka ardhur nga disa faktorë: magazinimi i tij në Europë për këtë sezon dimëror ka arritur praktikisht maksimumi; temperaturat deri tani  kanë qenë më të ngrohta se sa pritej duke vonuar kështu fillimin e përdorimit masiv të gazit për ngrohje; e ndërkohë, duket se ka dhe një tepricë të gazit natyror të lëngshëm (LNG).

Të dhënat më të fundit të përpiluara nga grupi i industrisë Gas Infrastructure Europe, thotë CNBC, tregojnë se nivelet e magazinimit në Europë janë 94%. Megjithatë, pavarësisht optimizmit për çmimet më të ulëta të gazit në planin afatshkurtër, gjë e cila mund të lehtësojë një pjesë të krizës së kostos së jetesës, ka shumë presion mbi liderët europianë për të siguruar furnizime shtesë në planin afatmesëm.

Top Channel

Share: