Home Gjeo-Ekonomia “Hungaria e madhe”, provokon Orban/ Vesh shallin që përfshin territore të Serbisë,...

“Hungaria e madhe”, provokon Orban/ Vesh shallin që përfshin territore të Serbisë, Rumanisë e Ukrainës

Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka nxitur polemika e kritika të shumta për veshjen e një shalli që kishte një hartë historike të “Hungarisë së Madhe”.

Orbán u fotografua me shallin në një ndeshje futbolli midis Hungarisë dhe Greqisë në Budapest të dielën. Shalli përmban kufijtë e ish-mbretërisë së Hungarisë, e cila përfshin Austrinë e sotme, Kroacinë, Rumaninë, Serbinë, Sllovakinë dhe Ukrainën.

Vendimi i Orbánit për të shfaqur hartën në një ngjarje publike u kritikua shpejt nga dy nga fqinjët evropianë të Hungarisë.

Ministria e Jashtme rumune shprehu “mosmiratimin e saj të fortë”, ndërsa ajo e Ukrainës tha se do të thërrasë ambasadorin hungarez në vend për këtë çështje.

Orbán ka nxitur edhe më parë zemërimin e fqinjëve duke shpërndarë imazhe të “Hungarisë së Madhe” në mediat sociale.

“Futbolli nuk është politikë, të mos shohim çfarë nuk ka”, shkroi ai pas komenteve në Facebook të martën. Kombëtarja hungareze është ekipi i të gjithë hungarezëve, kudo që jetojnë”, tha ai.

Harta përfshin territoret që Hungaria humbi në 1920 nën Traktatin e Trianonit, pas Luftës së Parë Botërore.

Humbja e dy të tretave të tokës së saj konsiderohet të jetë një tragjedi kombëtare nga një pjesë e madhe e shoqërisë hungareze.

NEXTA on Twitter: "Hungarian Prime Minister Viktor Orban appeared in public  with a scarf depicting a map of "Greater Hungary". This map includes the  current territories of Austria, Slovakia, Romania, Croatia, Serbia

Top Channel

Share: