Ministri letonez i Mbrojtjes, Artis Pabriks ka reaguar pas sulmeve në Poloni. Ai tha se NATO mund të sigurojë mbrojtje ajrore për Poloninë dhe “një pjesë të territorit të Ukrainës”.
“Një nga mundësitë do të ishte një marrëveshje midis vendeve anëtare të NATO-s dhe Polonisë për sigurimin e mbrojtjes ajrore shtesë, duke përfshirë në një pjesë të territorit të Ukrainës,” shkroi ai në Twitter pas raportimeve për raketat që godasin territorin polak, duke shtuar: “Shkaktuar qëllimisht ose pa vetëdije, një situatë e tillë është e papranueshme,” shkroi ai në Twitter, pasi pretendoi se shpërthimet ishin shkaktuar nga raketat ruse të zbritura në territorin polak.
360grade.al